Fjalët e urta 10

Fjalët e urta të Solomonit

Fjalët e urta të Solomonit.

Biri i urtë e gëzon të atin;

biri i marrë e trishton të ëmën.

Thesaret e mbledhura me prapësi,

nuk bëjnë dobi,

ndërsa drejtësia çliron nga vdekja.

Zoti s’e lë të drejtin të uritet,

por dëshirimet e të prapëve i hedh poshtë.

Dora e ngathët e varfëron punëtorin,

dora e shkathët e pasuron.

Kush mbledh në verë, është bir i urtisë,

kush fle në të korra, është bir i turpërisë.

Kryet e të mbarit është plot me bekime,

por goja e të paudhëve ndryn dhunë.

Kujtesa e të drejtit është bekim,

por emri i të paudhëve do të shuhet.

I urti i pranon urdhërimet,

kurse gojëpërdali do të rrënohet.

Kush jeton me përsosuri, jeton i sigurt,

kush jeton me dredhi, do të zbulohet.

10 Kush shkel syrin, sjell mundim,

kurse gojëpërdali do të rrënohet.

11 Goja e të drejtit është burim jete,

goja e të paudhëve ndryn dhunë.

12 Urrejtja nxit grindje,

por dashuria mbulon çdo shkelje.

13 Në buzët e të mençurit gjendet urtia,

i pamendi do shkopin kurrizit.

14 Të urtët grumbullojnë dije,

por goja e të marrit afron rrënimin.

15 Kështjella e të kamurit është kamja e tij,

rrënimi i skamnorit është skamja e tij.

16 Shpërblimi i të drejtit të çon në jetë,

fitimi i të paudhit në mëkat.

17 Kush mban rregullin është në udhën e jetës,

por kush shpërfill qortimet, birret.

18 Kush fsheh urrejtjen, gënjen me gojën e vet,

kush përhap thashetheme, është i marrë.

19 Kur flitet shumë, nuk shmangen gabimet,

por kush mban gojën, vepron me mend.

20 Gjuha e të drejtit është argjend i zgjedhur,

zemra e të paudhëve vlen fare pak.

21 Buzët e të drejtit ushqejnëdh shumë veta,

por të marrët vdesin prej marrëzisë së vet.

22 Bekimi i Zotit sjell begati

e mundi s’i shton asgjë.e

23 I marri dëfrehet me të keqen,

ndërsa i mençuri me urtinë.

24 Të paudhin do ta gjejë çfarë ai druan,

të drejtit do t’i plotësohet dëshira.

25 Kur kalon stuhia, i paudhi s’është më,

por i drejti qëndron në amshim.

26 Si uthulla në gojë e si tymi në sy,

ashtu është përtaci për ata që e punësojnë.

27 Droja e Zotit i shton ditët e jetës,

por vitet e të paudhit do të jenë të shkurtra.

28 Shpresa e të drejtit sjell gëzim,

por shpresa e të paudhit do të fishket.

29 Udha e Zotit është streha e të përsosurve,

por keqbërësit do të rrënohen.

30 I drejti nuk do të trandet kurrë,

por të paudhët nuk do të rrojnë mbi dhe.

31 Nga goja e të drejtit buron urtia,

por gjuha e përdalë do të këputet.

32 Buzët e të drejtit dinë çfarë është e hijshme,

por goja e të paudhëve qet ligësi.


 dh10.21 të tjerë: mësojnë

 e10.22 të tjerë: dhe ai nuk shton asnjë vuajtje