Ky portal është nismë e kishës “Nxënësit e Jezusit” Tiranë. Qëllimi ynë është që përmes kësaj hapësirë online t’i japim përgjigje dhe të qartësojmë pyetjet që njerëzit e interesuar kanë rreth vetë Biblës dhe qëndrimit biblik mbi aspekte të ndryshme të jetës. Në përmbajtjen e përgjigjeve, synojmë të japim në mënyrë të përmbledhur dhe konçize vetëm faktet historike dhe atë se çfarë thotë teksti biblik(me referencën përkatëse) mbi pyetjet e shtruara pa përfshirë gjykime vetjake dhe pa bërë krahasime morale me botëkuptime të tjera fetare apo sekulare duke i lënë mundësinë lexuesit të nxjerrë përfundimet e tij. Vizitorët mund gjithashtu të lexojnë Biblën që është publikuar në gjithë përmbajtjen e saj në këtë portal.
Për çdo pyetje jeni të lutur të na shkruani në [email protected] ose të klikoni në linkun këtu.