Shëmbëlltyra e vreshtit
1 Fjala e Zotit m’u drejtua e më tha: 2 «Bir i njeriut, ç’epërsi ka bima e hardhisë mbi çdo bimë, shermendi që gjendet mes bimëve të pyllit? 3 A nxirret dru prej saj, për të bërë zeje? A nxjerrin ndonjë pykë prej saj, për të varur në të ndonjë vegël? 4 Ja, hidhet për të ushqyer zjarrin. Zjarri ia përpin të dy skajet, edhe mesi i përcëllohet. A duhet vallë për zeje? 5 Ja, as kur ishte i plotë nuk bënte për zeje, mos do të bëjë për zeje pasi ta përpijë e ta përcëllojë zjarri? 6 Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: siç e hedh drurin e hardhisë, ndër drunjtë e pyllit, për të ushqyer zjarrin, kështu i kam hedhur tej banorët e Jerusalemit. 7 Do ta kthej kundër tyre fytyrën time. Edhe pse i shpëtuan zjarrit, zjarri do t’i përpijë e ju do ta merrni vesh se unë jam Zoti, pasi të kthej fytyrën time kundër tyre. 8 Ndërsa tokën do ta bëj të shkretë, sepse vepruan me pabesi, kumton Zoti im, Zoti».