Pasardhësit e Judës
1 Këta janë bijtë e Izraelit: Rubeni, Simeoni, Levi, Juda, Isahari, Zabuloni, 2 Dani, Jozefi, Benjamini, Neftaliu, Gadi e Asheri.
3 Bijtë e Judës ishin Eri, Onani e Shelahu. Të tre i lindën nga Batshua Kananitja, por Eri, i parëlinduri i Judës, u tregua i lig para Zotit, prandaj ai e vrau. 4 Tamara, e reja e tij, i lindi Perecin e Zerahun. Juda pati gjithsej pesë bij.
5 Bijtë e Perecit ishin Hecroni e Hamuli. 6 Bijtë e Zerahut, Zimriu, Etani, Hemani, Kalkoli, Darai. Gjithsej pesë. 7 Bijtë e Harmiut, Ahari, rrëmujtari i Izraelit, i cili tradhtoi në lidhje me gjërat e ndaluara. 8 Bijtë e Etanit, Azarjahu.
9 Bijtë që i lindën Hecronit ishin Jerahmeli, Rami e Kelubai. 10 Ramit i lindi Aminadabi, Aminadabit i lindi Nahshoni, prijësi i bijve të Judës. 11 Nahshonit i lindi Salmai, Salmait i lindi Boazi. 12 Boazit i lindi Obedi, Obedit i lindi Jeseu. 13 Jeseut i lindi Eliabi, i parëlinduri, Abinadabi, i dyti, Shimeai, i treti, 14 Netaneli, i katërti, Radai, i pesti, 15 Ocemi, i gjashti, dhe Davidi, i shtati. 16 Motrat e tyre ishin Cerujaha e Abigajla. Të bijtë e Cerujahës ishin tre: Abishai, Joabi e Asaheli. 17 Abigajlës i lindi Amasai. I ati i Amasait ishte Jetër Ishmaeliti.
18 Kalebi, biri i Hecronit, pati fëmijë edhe me gruan e vet Azubanë, edhe me Jeriotën. Bijtë e saj ishin Jesheri, Shobabi e Ardoni. 19 Kur vdiq Azubaja, Kalebi u martua me Efratën, e cila i lindi Hurin. 20 Hurit i lindi Uriu e Uriut i lindi Becaleli.
21 Pastaj Hecroni shkoi me të bijën e Makirit, të atit të Gileadit, me të cilën u martua kur ishte gjashtëdhjetë vjeç. Ajo i lindi Segubin. 22 Segubit i lindi Jairi. Ai kishte njëzet e tre qytete në tokën e Gileadit. 23 Geshuri e Arami ua morën fshatrat e Jairit me Kenatin e me rrethinat, gjithsej gjashtëdhjetë qytete. Të gjithë këta ishin bijtë e Makirit, atit të Gileadit. 24 Pas vdekjes së Hecronit, Kalebi shkoi me Efratën, gruan e Hecronit, atit të vet, e cila i lindi Ashhurin, të atin e Tekoasë.
25 Bijtë e Jerahmelit, të parëlindurit të Hecronit, ishin Rami, i parëlinduri, pastaj Oreni, Ocemi e Ahijahu. 26 Jerahmeli pati edhe një grua tjetër me emrin Atara. Ajo qe e ëma e Onamit. 27 Bijtë e Ramit, të parëlindurit të Jerahmelit, ishin Maaci, Jamini dhe Ekeri. 28 Bijtë e Onamit ishin Shamai e Jadai. Bijtë e Shamait, Nadabi e Abishuri. 29 Gruaja e Abishurit quhej Abihajla. Ajo i lindi Ahbanin e Molidin. 30 Bijtë e Nadabit ishin Seledi e Apajimi. Seledi vdiq pa lënë fëmijë. 31 Bijtë e Apajimit ishin Ishiu. Bijtë e Ishiut, Sheshani. Bijtë e Sheshanit, Ahlai. 32 Bijtë e Jadait, vëllait të Shamait, Jetri e Jonatani. Jetri vdiq pa lënë fëmijë. 33 Bijtë e Jonatanit, Peleti e Zazai. Këta ishin pasardhësit e Jerahmelit. 34 Sheshani nuk pati bij, por bija. Ai pati edhe një skllav egjiptian që quhej Jarha. 35 Sheshani i dha të bijën për grua Jarhait dhe ajo i lindi Atajin. 36 Atajit i lindi Natani, Natanit i lindi Zabadi, 37 Zabadit i lindi Eflali dhe Eflalit i lindi Obedi, 38 Obedit i lindi Jehu, Jehut i lindi Azarjahu, 39 Azarjahut i lindi Haleci, Halecit i lindi Eleasahu, 40 Eleasahut i lindi Sismai, Sismait i lindi Shalumi, 41 Shalumit i lindi Jekamiahu, Jekamiahut i lindi Elishamai.
42 Bijtë e Kalebit, vëllait të Jerahmelit, ishin Meshai, i parëlinduri i tij, i ati i Zifit; i biri i Mareshahut ishte i ati i Hebronit. 43 Bijtë e Hebronit ishin Korahu, Tapuahu, Rekemi e Shemai. 44 Shemait i lindi Rahami, i ati i Jorkeamit. Rekemit i lindi Shamai. 45 Bijtë e Shamait, Maoni, i ati i Betcurit. 46 Efahaja, shemra e Kalebit, lindi Haranin, Mocain e Gazezin. Haranit i lindi Gazezi. 47 Bijtë e Jahdait, Regemi, Jotami, Geshani, Peleti, Efahu e Shafi. 48 Maka, shemra e Kalebit, lindi Sheberin e Tirhanahun. 49 Ajo lindi edhe Shafin, të atin e Madmanahut, Shevain, të atin e Makbenahut dhe të atin e Gibeait. Bija e Kalebit qe Aksahaja. 50 Këta qenë bijtë e Kalebit. Bijtë e Hurit, të parëlindurit të Efratahut ishin Shobali, i ati i Kirjat Jearimit, 51 Salmai, i ati i Betlehemit, dhe Harefi, i ati i Betgaderit. 52 Bijtë e Shobalit, të atit të Kirjat Jearimit, ishin Haroehu, gjysma e manahatitëve, 53 fiset e Kirjat Jearimit, hitritët, putitët, shumatitët e mishraitët. Prej tyre dolën coratitët dhe eshtaolitët. 54 Bijtë e Salmait ishin Betlehemi, netofatitët, atrotbetjoabitët, gjysma e manahatitëve, coritët, 55 fiset e shkruesve, që banonin në Jabec, tiratitët, shimeatitët e sukatitët. Këta qenë kenitët që vinin nga Hamani, i ati i Bet Rekabit.