2 Gjonit 1

Përshëndetje

Unë, plaku, po i shkruaj zonjës së zgjedhur e bijve të saj, që i dua me të vërtetë e jo vetëm unë, por edhe të gjithë ata që kanë njohur të vërtetën. Ju duam për hir të së vërtetës që qëndron në ne e që do të jetë me ne në amshim.

Hiri, mëshira e paqja, që vijnë prej Perëndisë Atë e prej Jezu Krishtit, Birit të tij, qofshin me ne, në të vërtetë e në dashuri.

E vërteta dhe dashuria

U gëzova pa masë që gjeta disa nga bijtë e tu duke jetuar në të vërtetën sipas urdhërimit që morëm nga Ati. Dhe tani të lutem ty, o zonjë, jo sikur po të shkruaj një urdhërim të ri, por urdhërimin që kishim që nga fillimi: ta duam njëri-tjetrin. Kjo është dashuria: të jetojmë sipas urdhërimeve të tij. Sikurse e keni dëgjuar që nga fillimi, urdhërimi është ky: jetoni në dashuri.

Në botë kanë dalë shumë mashtrues, që nuk rrëfejnë se Jezu Krishti erdhi me trup njerëzora. Kush thotë kështu, është mashtruesi dhe antikrishti. Kini kujdes veten tuaj, që të mos humbisnib frytin e punës sonë, por të merrni shpërblimin e plotë. Kush del nga mësimi i Krishtit e nuk qëndron në të, nuk ka Perëndi. Ai që qëndron në mësimin e Krishtit, ka edhe Atin, edhe Birin. 10 Nëse dikush vjen te ju e nuk sjell këtë mësim, mos e pranoni në shtëpi e mos e përshëndetni. 11 Kush e përshëndet atë, bëhet pjesëtar në veprat e tij të liga.

Përshëndetjet e fundit

12 Megjithëse kisha shumë gjëra për t’ju shkruar, nuk doja ta bëja me letër e bojë, por shpresoj të vij te ju e t’ju flas gojarisht, në mënyrë që gëzimi ynë të jetë i plotë.

13 Të përshëndesin bijtë e motrës sate të zgjedhur.


 a1.7 ose: erdhi në mish

 b1.8 dorëshk. të tjera: humbasim