1 Gjonit 5

Besimi, fitorja mbi botën

Kush beson se Jezui është Krishti, ka lindur prej Perëndisë dhe kush e do të atin, do edhe fëmijët e tij. Ja si e dimë se i duam bijtë e Perëndisë: kur duam Perëndinë dhe zbatojmë urdhërimet e tij. Dashuria e Perëndisë është të zbatojmë urdhërimet e tij dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda, sepse kush ka lindur prej Perëndisë e mund botën dhe fitorja që mundi botën është besimi ynë. Kush e mund botën? Vetëm ai që beson se Jezui është Biri i Perëndisë.

Dëshmia për Birin

Jezu Krishti është ai që erdhi nëpërmjet ujit të pagëzimit të tij dhe nëpërmjet gjakut të vdekjes së tij në kryq, jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak. Ai që dëshmon është Shpirti dhe ai është e vërteta. Tre janë ata që dëshmojnëeShpirti, uji e gjaku, dhe që të tre japin të njëjtën dëshmi.

Ne pranojmë dëshminë e njerëzve, por dëshmia e Perëndisë është më e madhe dhe ajo është dëshmia që dha për Birin e tij. 10 Ai që beson në Birin e Perëndisë e ka këtë dëshmi. Ai që nuk beson në Perëndinë, e ka bërë atë gënjeshtar, pasi nuk i ka besuar dëshmisë që Perëndia dha për Birin e vet. 11 Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e amshuar dhe kjo jetë është në Birin e tij. 12 Ai që ka Birin, ka jetën. Ai që nuk e ka Birin e Perëndisë, nuk e ka as jetën.

Jeta e amshuar

13 Këto gjëra jua shkrova juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, në mënyrë që ta dini se keni jetën e amshuarë14 Kjo është siguria që kemi para Perëndisë: nëse i kërkojmë diçka sipas vullnetit të tij, ai na dëgjon. 15 Meqenëse e dimë se ai i dëgjon kërkesat tona, atëherë e dimë edhe se do të na plotësohen.

16 Nëse dikush shikon vëllanë e vet të bëjë mëkat që nuk të çon në vdekje, le t’i lutet Perëndisë dhe ai do t’i japë jetë. Këtë e them për ata që nuk bëjnë mëkate që të çojnë në vdekje. Ka edhe mëkat që të çon në vdekje, por nuk ju them të luteni për këtë mëkat. 17 Çdo padrejtësi është mëkat, por ka edhe mëkate që nuk të çojnë në vdekje.

18 E dimë se kush ka lindur nga Perëndia nuk mëkaton, sepse atë e ruan Biri i Perëndisëf dhe i ligu nuk mund ta prekë. 19 Ne e dimë se jemi prej Perëndisë dhe se e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut. 20 Dimë edhe se Biri i Perëndisë erdhi e na dha dijen për të njohur Perëndinë e vërtetë. Ne jemi të bashkuar me Perëndinë e vërtetë përmes Birit të tij Jezu Krisht. Ky është Perëndia i vërtetë dhe jeta e amshuar.

21 Bijtë e mi, ruani veten nga idhujt.


 e5.7 dorëshk. të tjera edhe: në qiell: Ati, Fjala dhe Shpirti i shenjtë dhe këta të tre janë një

 ë5.13 dorëshk. të tjera edhe: dhe që të besoni në emrin e Birit të Perëndisë

 f5.18 ose: ai që lindi nga Perëndia