Veprat 24

Pali te Feliksi në Cezare

Pas pesë ditësh erdhi kryeprifti Hananiah bashkë me disa pleq dhe me një gojëtar që quhej Tertul. Ata i shpjeguan qeveritarit çfarë kishin kundër Palit. Kur thirrën Palin, Tertuli filloi të parashtronte padinë kundër tij e tha: «I nderuar shkëlqesi Feliks, falë teje kemi gëzuar paqe për shumë kohë e falë përkujdesjes sate janë bërë ndryshime të mëdha për këtë popull. Ne ndiejmë mirënjohje të thellë për këtë gjë, gjithmonë e kudo. Por, pa dashur të të mërzit më shumë, të lutem të kesh mirësinë të na dëgjosh shkurtimisht.

Ne kemi parë se ky njerid nxit trazira dhe i shtyn të gjithë judenjtë nëpër botë për kryengritje. Ai është kryetari i sektit të nazaretasve. Madje, ai u mundua të përdhoste edhe tempullin, por ne e kapëmdh7-8 e ë Ti do ta gjykosh vetë dhe do të mund të mësosh prej tij gjithçka për të cilën po e padisim».

Me këtë padi u bashkuan edhe judenjtë e tjerë dhe thanë se gjërat qëndronin ashtu.

Mbrojtja e Palit para Feliksit

10 Kur qeveritari i bëri me shenjë të fliste, Pali u përgjigj: «Meqenëse e di se ke vite që je gjykatës i këtij populli, kam besim te ti për të bërë mbrojtjen time.

11 Ti mund ta vërtetosh se nuk ka më shumë se dymbëdhjetë ditë që kam shkuar në Jerusalem për të adhuruar në tempull. 12 Këta nuk më kanë gjetur duke biseduar me ndokënd në tempull apo duke nxitur ndonjë turmë as nëpër sinagoga, as në qytet. 13 Ata nuk mund ta vërtetojnë padinë ndaj meje.

14 Por, po të dëshmoj se sipas Udhës së Zotit Jezu, të cilën ata e quajnë sekt, unë adhuroj Perëndinë e etërve tanë, duke besuar gjithçka që është shkruar në ligjin dhe në librat e profetëve. 15 Unë kam shpresë në Perëndinë, atë shpresë që edhe ata vetë e pranojnë, se të drejtët dhe të padrejtët do të ngjallen. 16 Prandaj përpiqem ta kem ndërgjegjen të panjollosur para Perëndisë e para të gjithë njerëzve.

17 Tani, pas shumë vitesh, u ktheva në Jerusalem për t’i sjellë ndihma popullit tim e për t’i kushtuar flijime Perëndisë. 18 Kur po kryeja ritin e pastrimit, judenjtë më gjetën në tempull dhe aty nuk kishte as turma e as trazirë. 19 Aty gjendeshin disa judenj nga Azia dhe po të kishin ndonjë gjë kundër meje duhej të vinin ata te ti për të ngritur padi. 20 Megjithatë, le ta thonë këta vetë çfarë faji kanë gjetur tek unë kur dola për t’u gjykuar para sinedrit, 21 me përjashtim ndoshta të atyre fjalëve që thashë me zë të lartë para tyre: “Unë po gjykohem sot nga ju, sepse shpresoj në ngjalljen e të vdekurve”».

22 Por Feliksi, që e njihte mirë Udhën e Zotit Jezu, u tha: «Do të vendos për çështjen tuaj kur të vijë Lisia, kryemijësi» dhe kështu e shtyu gjyqin. 23 Pastaj e urdhëroi kryeqindësin ta ruante Palin, por t’i lejonte edhe njëfarë lirie e të mos pengonte asnjë nga miqtë e tij të kujdesej për nevojat që kishtef.

Pali nën mbikëqyrje

24 Pas disa ditësh, kur erdhi Feliksi me gruan e vet Drusilën, që ishte judease, thirri Palin dhe dëgjoi prej tij për besimin në Krishtin Jezu. 25 Kur Pali foli për drejtësinë, vetëpërmbajtjen dhe gjykimin e ardhshëm, Feliksi u tremb e i tha: «Tani për tani mund të shkosh. Do të të thërras kur të kem kohë». 26 Ndërkohë shpresonte se Pali do t’i jepte parag, prandaj e thërriste shpesh e fliste me të.

27 Si kaluan dy vjet, pas Feliksit erdhi Porc Festi dhe Feliksi, meqë donte t’u bënte një nder judenjve, e la Palin në burg.


 d24.5 dorëshk. të tjera edhe: si një murtajë

 dh24.6 dorëshk. të tjera edhe: dhe deshëm ta gjykonim sipas ligjit tonë

 e24.7-8 dorëshk. të tjera edhe: por ndërhyri komandanti i kohortës Lisia dhe na e hoqi nga duart me shumë dhunë

 ë24.7-8 dorëshk. të tjera edhe: duke i urdhëruar paditësit e tij të vijnë te ti

 f24.23 dorëshk. të tjera edhe: ose të vinin ta takonin

 g24.26 dorëshk. të tjera edhe: që ta lironte