Psalmet 141

Psalm i Davidit.

Zot, ty të thërras, nxito të vish tek unë,

vëri vesh zërit tim kur të thërras.

Ardhtë lutja ime si temjan para teje,

ngritja e duarve të mia si fli e mbrëmjes.

Vëri rojë gojës sime, o Zot,

ruaj derën e buzëve të mia.

Mos e prir zemrën time për gjëra të këqija,

që të mos merret me vepra të liga

bashkë me njerëz që bëjnë paudhësi,

e të mos ha nga gjellët e tyre të shijshme.

Le të më ndëshkojë i drejti, se është mirë,

le të më qortojë, se është vaj i çmuar,s

koka ime mos e hedhtë poshtë!

Mes ligësive të tyre

nuk do të reshtë lutja ime.

Kur gjyqtarët e tyre të jenë hedhur nga shkëmbi,

do ta kuptojnë sa të ëmbla ishin fjalët e mia.

Ashtu si toka që lërohet e thërrmohet,

ashtu janë shpërndarë eshtrat tonash buzë skëterrës.

Por, unë te ti i kam sytë, o Zot, Zoti im,

te ti kam gjetur strehë,

mos e lër shpirtin tim të humbasë.

Ruajmë prej kurthit që më kanë ngritur

dhe prej grackave të keqbërësve.

10 Në rrjetat e tyre rënçin vetë të paudhët,

por unë do të kaloj përtej.


 s141.5 të tjerë: por vaji i mëkatarit mos e leftë kokën time

 sh141.7 të tjerë: eshtrat e tyre