1 Këngë shtegtimesh. E Solomonit.
Nëse nuk e ndërton Zoti shtëpinë,
më kot mundohen ndërtuesit.
Nëse nuk e ruan Zoti qytetin,
më kot rrinë zgjuar rojat.
2 Më kot ngriheni qëmenatë
e qëndroni zgjuar deri vonë,
për të ngrënë bukën e mundimit.
Se Zoti i jep atij që do,
edhe në gjumë.
3 Ja, bijtë janë trashëgimi prej Zotit,
fryti i barkut është shpërblimi i tij.
4 Si shigjetat në dorën e trimit,
ashtu janë bijtë e djalërisë.
5 Lum ai që e ka të mbushur kukurën me to,
se s’do të turpërohet, kur të flasë me armiqtë te porta.