1 Këngë shtegtimesh.
Te ti i kam ngritur sytë,
te ti që banon në qiej.
2 Ashtu si sytë e shërbëtorëve
shohin nga duart e të zotërve,
ashtu si sytë e shërbëtores
shohin nga duart e zonjës së vet,
ashtu edhe sytë tanë shohin
drejt Zotit, Perëndisë tonë,
derisa të ketë mëshirë për ne.
3 Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne,
se na kanë mbuluar përbuzjet.
4 Shpirti ynë është mbushur me përqeshjet e kryelartëve
dhe me përbuzjet e mburravecëve.