Psalmet 60

Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «Dëshmia e Zambakut». Himn i Davidit, për mësim. Kur luftoi kundër Aram Naharaimit dhe Aramit të Cobahut dhe kur Joabi, në kthim, mposhti dymbëdhjetë mijë luftëtarë të Edomit në luginën e Kripës.

O Perëndi, na ke hedhur poshtë e na ke dërrmuar,

ke qenë i zemëruar, por tani na përtëri!

E trande dheun dhe e çave,

shëroja të çarat, se po lëkundet.

E bëre popullin tënd të shohë mynxyra,

na dhe të pimë verë që të trullos.

Por atyre që të druajnë u dhe një shenjë,

që të ikin larg sulmit të shigjetësaselah

Shpëtona me të djathtën tënde e dëgjona,

që ta fitojnë lirinë ata që të duan.

Perëndia foli në shenjtëroren e tij:

«Do të ngadhënjej e do ta ndaj Shekemin,

luginën e Sukotit do ta mat.

Imi është Gileadi, imi Manaseu,

Efraimi është përkrenarja ime, Juda skeptri im.

10 Moabi legeni ku lahem,

në Edom i hedh sandalet,

o Filiste, brohorit për muab».

11 Kush do të më çojë deri në fortesë?

Kush do të më prijë deri në Edom?

12 A nuk je ti, o Perëndi, që na ke hedhur poshtë,

ti, që me ushtritë tona nuk marshon më?

13 Dërgona ndihmën tënde kundër armikut,

se ndihma e njeriut është e kotë.

14 Me Perëndinë do të bëhemi të fortë,

ai do t’i shtypë armiqtë tanë.


 a60.6 të tjerë: u dhe flamur, që ta ngrenë për të vërtetën

 b60.10 të tjerë: Mbi Filistinë do të brohoras