Psalmet 32

Himn i Davidit.

Lum kujt iu fal faji,

që mëkati iu mbulua.

Lum njeriu, që Zoti nuk e gjykon fajtor,

në shpirtin e të cilit nuk ka dredhi.

Unë heshtja e kockat po më treteshin,

rënkoja gjithë ditën.

Dora jote rëndonte mbi mua ditë e natë,

fuqia po më mpakej si në zhegun e verës. selah

Atëherë të dëfteva mëkatin tim

e fajin tim nuk ta fsheha.

Thashë: «Do t’ia rrëfej paudhësitë Zotit»;

ti e fale fajin e mëkatin tim. selah

Le të të lutet për këtë çdo besnik

në kohë mundimesh të mëdhas

dhe vërshimi i ujërave përmbytës

nuk ka për ta zënë.

Ti je vendstrehimi im,

ti më ruan prej fatkeqësisë

e me brohori shpëtimi më rrethon. selah

«Do të të jap mençuri

e udhën, ku duhet të ecësh, do të ta mësoj,

do të të jap këshilla

e sytë mbi ty do t’i mbaj».

Mos u bëni si kali a si mushka, që s’kanë mend,

kapistër e fre lypset për t’i mbajtur,

që mos të të afrohensh.

10 Të shumta janë mundimet e të paudhit,

por kush beson në Zotin rrethohet me mirësi.

11 Gëzohuni në Zotin e ngazëlleni, o të drejtë!

Brohoritni të gjithë ju, o zemërdrejtë!


 s32.6 ose: kur të zbulojë mëkatin e tij

 sh32.9 ose: përndryshe nuk të afrohen