Psalmet 26

Psalm i Davidit.

Jepmë të drejtë, o Zot,

se jetoj me ndershmëri.

Në Zotin kam besim

e s’kam për t’u lëkundur.

Hetomë, o Zot, e provomë,

mendjenr dhe zemrën m’i shqyrto.

Mirësinë tënde e kam parasysh,

në besnikërinë tënde jetoj.

Nuk kuvendoj me njerëz të pavërtetë,

me shtiracakë nuk bëj shoqëri.

Tubimet e të këqijve i urrej,

me të paudhët nuk ulem.

Duart i laj në pafajësi

e rreth altarit tënd sillem, o Zot,

që të shpall me zë të lartë lavdinë tënde,

e të kumtoj të gjitha mrekullitë e tua.

Zot, e dua tempullin ku banon ti

dhe vendin ku prehet lavdia jote.

Mos e hidh tej shpirtin tim me të paudhët

e as jetën time me gjakatarët.

10 Me duar bëjnë paudhësi,

të djathtën e mbushin me mita.

11 Por unë jetoj me ndershmëri,

shpengomë e mëshiromë.

12 Këmba ime shkel në udhë të drejtë,

mes bashkësisë do ta bekoj Zotin.


 r26.2 he. veshkat