1 Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2 Të dëgjoftë Zoti ditën e fatkeqësisë,
emri i Perëndisë së Jakobit të mbrojttë!
3 Të dërgoftë ndihmë prej shenjtërores
e prej Sionit përkrahje të dhëntë!
4 Iu kujtofshin gjithë dhuratat e tua,
flija jote e shkrumbimit i pëlqeftë! selah
5 Të dhëntë çka të do zemra,
gjithë synimet e tua i plotësoftë.
6 Do të brohorasim për fitoren tënde
dhe në emrin e Perëndisë tonë
flamujt lart do t’i ngremë.
Zoti t’i plotësoftë të gjitha kërkesat!
7 Tani e di se Zoti e shpëton të vajosurin e tij,
prej qiellit të tij të shenjtë e ndihmon
me fuqinë shpëtimtare të së djathtës së tij.
8 Disa kanë shpresë te qerret, të tjerë te kuajt,
por ne thërrasim emrin e Zotit, Perëndisë tonë.
9 Ata u këputën e ranë,
por ne u ngritëm e qëndruam.
10 O Zot, shpëtoje mbretin.
Na dëgjoftë mbretip kur ta thërrasim.