Nehemia 10

d «Për shkak të gjithë këtyre gjërave, ne po zotohemi me shkrim që mban vulën e prijësve, levitëve e priftërinjve tanë».

Në shkrimin e vulosur gjenden këta emra: qeveritari Nehemia, biri i Hakaliahut, Sedekia, Serajahu, Azarjahu, Jeremia, Pashhuri, Amarjahu, Malkjahu, Hatushi, Shebanjahu, Maluku, Harimi, Meremoti, Abdia, Danieli, Ginetoni, Baruku, Meshulami, Abijahu, Mijamini, Mazjahu, Bilgai dhe Shemajahu. Këta janë priftërinjtë.

10 Ndërsa levitët janë: Jozuehu, biri i Azanjahut, Binui, njëri prej bijve të Henadadit, Kadmieli, 11 bashkë me vëllezërit e tyre Shebanjahu, Hodiahu, Kelitai, Pelajahu, Hanani, 12 Mikai, Rehobi, Hashabiahu, 13 Zakuri, Sherebiahu, Shebanjahu, 14 Hodiahu, Baniu e Beninui.

15 Krerët e popullit janë: Faroshi, Pahat Moabi, Elami, Zatui, Baniu, 16 Buniu, Azgadi, Bebai, 17 Adonjahu, Bigvai, Adini, 18 Ateri, Ezekia, Azuri, 19 Hodiahu, Hashumi, Becai, 20 Harifi, Anatoti, Nobai, 21 Magpiashi, Meshulami, Heziri, 22 Meshezabeli, Cadoku, Jaduai, 23 Pelatiahu, Hanani, Anajahu, 24 Hosea, Hananiahu, Hashubi, 25 Haloheshi, Pilhai, Shobeku, 26 Rehumi, Hashabnahu, Masejahu, 27 Ahijahu, Hanani, Ananiu, 28 Maluku, Harimi e Banahu.

29 Pjesa tjetër e popullit, priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, shërbestarët e tempullit dhe të gjithë ata që ishin ndarë nga popujt e botës për të përqafuar ligjin e Perëndisë, bashkë me gratë, bijtë e bijat e tyre, të gjithë ata që mund të merrnin vesh e të kuptonin 30 u bashkuan me vëllezërit e fisnikët dhe bënë gjëmë e be për të jetuar sipas ligjit të Perëndisë, që ishte dhënë përmes Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, për të mbajtur e për të zbatuar të gjitha urdhërimet e Zotit, Zotit tonë, si edhe vendimet e rregullat e tij, 31 domethënë: të mos ua japim bijat tona popujve të vendeve të tjera e të mos i marrim bijat e tyre për bijtë tanë; 32 nëse popujt e vendeve të tjera sjellin mall apo grurë për të shitur ditën e shtunë, të mos ua blejmë as të shtunën, as në ditë të shenjtë. Të mos mbledhim as prodhimet e përfitimet e vitit të shtatë. 33 Marrim përsipër detyrimin për të dhënë çdo vit një të tretën e siklës për shërbesën në tempullin e Perëndisë tonë: 34 për bukën e paraqitjes, për flinë e drithit e për flinë e shkrumbimit, që kushtohen përherë, për flinë e të shtunave, të hënave të reja e të festave, për kushtimet e shenjta, për kushtimin e shlyerjes së mëkateve të Izraelit dhe për të gjitha punimet e tempullit të Perëndisë tonë. 35 Hodhëm short mes priftërinjve, levitëve e popullit, për të sjellë drutë e flive në tempullin e Perëndisë tonë vit për vit në kohën e caktuar për secilën shtëpi të etërve tanë, që të digjet mbi altarin e Zotit, Perëndisë tonë, siç është shkruar në ligj. 36 Do të sjellim çdo vit në tempullin e Zotit frytet e para të tokës sonë dhe çdo fryt të parë të çdo peme, 37 si edhe të parëlindurit e bijve tanë e të bagëtive tona, siç është shkruar në ligj, por edhe të parëlindurit e tufave e grigjave tona do t’i paraqesim në tempullin e Perëndisë tonë, te priftërinjtë që shërbejnë në tempullin e Perëndisë tonë. 38 Do t’u sjellim priftërinjve, në qilarët e tempullit të Perëndisë tonë, edhe brumin më të mirë, bashkë me dhuratat e me frytet e çdo peme, me verën e re e me vajin e ri, ndërsa levitëve do t’u japim një të dhjetën e prodhimit të tokës sonë. Levitët do t’i mbledhin vetë të dhjetat në të gjitha tokat e punuara nga ne. 39 Prifti, pasardhësi i Aronit, do të jetë me levitët, kur levitët të mbledhin të dhjetat. Pastaj levitët do të sjellin një të dhjetën e të dhjetave në shtëpinë e Perëndisë sonë, në qilarët e thesarit të tempullit, 40 sepse në ato qilarë bijtë e Izraelit e bijtë e levitëve do të sjellin kushtimin e grurit, të verës së re e të vajit të ri. Aty gjenden edhe enët e shenjtërores, si edhe priftërinjtë, që shërbejnë, bashkë me derëtarët e këngëtarët. Prandaj nuk do ta lëmë pas dore tempullin e Perëndisë tonë.


 d10.1 të tjerë e rendisin si 9.38