Nehemia 7

Përfundimi i meremetimit të mureve

Kur u ndërtua muri e unë i vendosa portat dhe caktova derëtarët, këngëtarët e levitët, e vura Jerusalemin nën zotërimin e vëllait tim, Hananiut, dhe të Hananiahut, kreut të fortesës, sepse ai ishte burrë besnik dhe e druante Perëndinë më shumë se shumë të tjerë. Atyre u thashë: «Portat e Jerusalemit nuk duhen hapur derisa të djegë dielli. Dyert të mbyllen pa ikur rojat. Le të caktohen rojtarë prej banorëve të Jerusalemit, si në vendrojë, edhe para shtëpive».

Popullimi i Jerusalemit

Qyteti ishte i gjerë e i gjatë, por popullsia e tij ishte e vogël e nuk ishin ndërtuar shtëpi. Perëndia im më shtiu ndër mend të mblidhja fisnikët, zyrtarët dhe popullin për t’i regjistruar. Atëherë gjeta librin e Breznive të atyre që ishin kthyer të parët, ku ishte shkruar: Këta janë njerëzit e krahinës, që u kthyen nga skllavëria e shpërnguljes, të cilët mbreti i Babilonisë, Nabukodonosor, i pati shpërngulur e që u kthyen në Jerusalem e Judë, secili në qytetin e vet. Erdhën me Zorobabelin, Jozuehun, Neheminë, Azarjahun, Ramiahun, Namanin, Mordakain, Bilshanin, Misperetin, Bigvain, Nehumin e Banahun.

Ja numri i burrave të popullit të Izraelit: bijtë e Faroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy; bijtë e Shefatjahut, treqind e shtatëdhjetë e dy; 10 bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy; 11 bijtë e Pahat Moabit, domethënë bijtë e Jozuehut e të Joabit, dy mijë e dyqind e tetëmbëdhjetë; 12 bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër; 13 bijtë e Zatuit, tetëqind e dyzet e pesë; 14 bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë; 15 bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë; 16 bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë; 17 bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy; 18 bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë; 19 bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë; 20 bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë; 21 bijtë e Aterit, domethënë të Ezekisë, nëntëdhjetë e tetë; 22 bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë; 23 bijtë e Becait, treqind e njëzet e katër; 24 bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë; 25 bijtë e Gibeonit, nëntëdhjetë e pesë; 26 burrat e Betlehemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë; 27 burrat e Anatotit, njëqind e njëzet e tetë; 28 burrat e Bet Azmavetit, dyzet e dy; 29 burrat e Kirjat Jearimit, të Kefirahut e të Berotit shtatëqind e dyzet e tre; 30 burrat e Ramahut e të Gebait, gjashtëqind e njëzet e një; 31 burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy; 32 burrat e Betelit e të Ajit, njëqind e njëzet e tre; 33 burrat e Neboit tjetër, pesëdhjetë e dy; 34 bijtë e Elamit tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër; 35 bijtë e Harimit, treqind e njëzet; 36 bijtë e Jerikosë, treqind e dyzet e pesë; 37 bijtë e Lodit, të Hadidit e të Onosë shtatëqind e njëzet e një; 38 dhe bijtë e Senahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë.

39 Priftërinjtë ishin këta: bijtë e Jedajahut, domethënë të shtëpisë së Jozuehut, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre; 40 bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy; 41 bijtë e Pashhurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë; 42 dhe bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë.

43 Levitët, bijtë e Jozuehut, domethënë të Kadmielit, prej bijve të Hodvahut, ishin shtatëdhjetë e katër. 44 Këngëtarët, bijtë e Asafit, ishin njëqind e dyzet e tetë. 45 Rojtarët, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitait, bijtë e Shobait, ishin njëqind e tridhjetë e tetë.

46 Shërbestarët e tempullit ishin bijtë e Cihasë, bijtë e Hasupait, bijtë e Tabaotit, 47 bijtë e Kerosit, bijtë e Sijahait, bijtë e Padonit, 48 bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Shalmait, 49 bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit, 50 bijtë e Reajahut, bijtë e Recinit, bijtë e Nekodait, 51 bijtë e Gazamit, bijtë e Uzait, bijtë e Paseahut, 52 bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefusimit, 53 bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufait, bijtë e Harhurit, 54 bijtë e Baclutit, bijtë e Mehidait, bijtë e Harshait, 55 bijtë e Barkosit, bijtë e Siserit, bijtë e Temahut, 56 bijtë e Neziahut dhe bijtë e Hatifait.

57 Bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin bijtë e Sotait, bijtë e Soferetit, bijtë e Peridait, 58 bijtë e Jalait, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit, 59 bijtë e Shefatjahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokeret Hacbajimit dhe bijtë e Amonit.

60 Tërë shërbëtorët e tempullit dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.

61 Këta janë të kthyerit nga Tel Melahu, nga Tel Harshai, nga Kerub Adoni e nga Imeri, të cilët nuk qenë në gjendje të tregonin pasardhësit e cilës shtëpi ishin, për të vërtetuar se ishin izraelitë. 62 Ata ishin bijtë e Delajahut, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodait, gjithsej gjashtëqind e dyzet e dy. 63 Nga priftërinjtë ishin bijtë e Hobajahut, bijtë e Hakocit, bijtë e Barzilait. Ai kishte marrë për grua njërën nga bijat e Barzila Gileaditit dhe mbante emrin e tyre. 64 Këta e kërkuan regjistrin ku duhej të ishin shënuar, por nuk e gjetën, prandaj u përjashtuan nga priftëria 65 dhe qeveritari u tha të mos i hanin ushqimet e kushtuara deri kur të vinte prifti me Urim e Tumim.

66 Tërë bashkësia e mbledhur kishte dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë vetë, 67 përveç skllevërve e skllaveve që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë. Ata kishin edhe dyqind e dyzet e pesë këngëtarë e këngëtare, çshtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka, 68 katërqind e tridhjetë e pesë deve e gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë. 69 Disa prej kryefamiljarëve bënë dhurata për punimet. Qeveritari i dhuroi thesarit një mijë drahma ar, pesëdhjetë kupa dhe pesëqind e tridhjetë tunika priftërinjsh. 70 Disa prej kryefamiljarëve dhanë për thesarin e punimeve njëzet mijë drahma ar e dy mijë e dyqind mina argjend. 71 Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë drahma ar, dy mijë mina argjend e gjashtëdhjetë e shtatë tunika priftërinjsh.

72 Priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, të kushtuarit e të gjithë izraelitët u vendosën në qytetet e veta.

Kur erdhi muaji i shtatë, izraelitët gjendeshin në qytetet e veta.


 ç7.67b-69 të tjerë i rendisin si 7.68-70