3 Gjonit 1

Përshëndetje

Unë, plaku, po i shkruaj Gajit të dashur, që e dua me të vërtetë: fort i dashur, uroj që gjithçka të shkojë mirë e të gëzosh shëndet, sikurse je mirë shpirtërisht. U gëzova pa masë kur erdhën disa vëllezër e dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës dhe sesi jeton ti në të. Nuk kam gëzim më të madh sesa kur dëgjoj që bijtë e mi jetojnë në të vërtetën.

Bashkëpunimi dhe kundërshtimi

Fort i dashur, ti vepron si besimtar i vërtetë në gjithçka që bën për vëllezërit, madje edhe për të huajt. Ata dëshmuan para kishës për dashurinë tënde. Do të bëje mirë t’i ndihmoje ta vazhdojnë udhëtimin në mënyrë të denjë për Perëndinë. Ata kanë dalë për t’i shërbyer emrit të Krishtit, duke mos pranuar asgjë nga kombet. Ndërsa ne e kemi për detyrë të përkrahim njerëz të tillë, që të bëhemi kështu bashkëpunëtorë të së vërtetës.

I shkrova një letër kishës, por Diotrefi, të cilit i pëlqen të jetë i pari i tyre, nuk na pranoi. 10 Prandaj, kur të vij, do t’ia kujtoj veprat që bën dhe fjalët e këqija që thotë për ne. Si të mos mjaftohej me kaq, ai jo vetëm që vetë nuk i pranon vëllezërit, por pengon edhe ata që duan t’i pranojnë e madje i përjashton nga kisha.

11 Fort i dashur, mos shkërbe të keqen, por të mirën. Kush bën të mirën, është nga Perëndia. Kush bën të keqen, nuk e ka parë Perëndinë.

12 Për Dhimitrin dëshmojnë mirë të gjithë, madje edhe vetë e vërteta. Dëshmojmë edhe ne për të dhe ti e di se dëshmia jonë është e vërtetë.

Përshëndetjet e fundit

13 Kam shumë gjëra për të të shkruar, por nuk dua t’i shkruaj me bojë e penë. 14 Shpresoj të të shoh së shpejti e të flasim gojarisht.

15 Paqja qoftë me ty!

Të përshëndesin miqtë. Përshëndeti miqtë një nga një.