2 Timoteut 1

Përshëndetje

Unë Pali, që përmes vullnetit të Perëndisë jam apostull i Krishtit Jezu për të predikuar jetën e premtuar, që është në Krishtin Jezu, po i shkruaj Timoteut, birit tim të dashur: hiri, mëshira e paqja nga Perëndia Atë dhe nga Krishti Jezu, Zoti ynë, qofshin me ty!

Besnikëria ndaj ungjillit

Falënderoj Perëndinë që e adhuroj me ndërgjegje të pastër si të parët e mi ndërsa të kujtoj ty pa pushim në lutjet e mia natë e ditë. Kur kujtoj lotët e tu, kam shumë dëshirë të të shoh, që të mbushem me gëzim. Më kujtohet besimi yt i sinqertë, që përpara teje e kishte Loida, gjyshja jote, dhe Eunika, nëna jote. Jam i bindur se këtë besim e ke edhe ti. Për këtë arsye po të kujtoj ta mbash gjallë dhuntinë që Perëndia të dha përmes vënies së duarve të mia. Perëndia nuk na dha shpirtin e frikës, por të fuqisë, të dashurisë e të maturisë.

Prandaj mos ki turp as nga dëshmia për Zotin tonë, as nga unë, i burgosuri i tij, por vuaj bashkë me mua për ungjillin, i mbështetur në fuqinë e Perëndisë.

Perëndia na shpëtoi

e na thirri me një thirrje të shenjtë,

jo sipas veprave tona,

por sipas qëllimit të tij

e hirit që na u dha përmes Krishtit Jezu

përpara fillimit të kohëve.

10 Ky hir u bë i dukshëm tani

përmes ardhjes së shpëtimtarit tonë,

Krishtit Jezu,

i cili e shfuqizoi vdekjen

dhe nxori në dritë

jetën e pavdekësinë përmes ungjillit.

11 Për këtë ungjill unë u caktova predikues, apostull e mësuesa12 Për këtë arsye po vuaj gjithë këto gjëra. Por nuk kam turp, se e di kujt i kam besuar e jam i bindur se ai është i aftë ta ruajë thesarin që më ka besuar, deri në atë ditë.

13 Ndiqe shembullin e mësimit të drejtë, që dëgjove prej meje, me besimin e me dashurinë që vijnë përmes Krishtit Jezu.

14 Ruaje thesarin e mirë me ndihmën e Shpirtit të shenjtë që banon në ne.

15 Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më braktisën, ndër ta edhe Figeli e Hermogjeni.

16 Zoti tregoftë mëshirë për shtëpinë e Onesiforit, se më ngushëlloi shpesh e nuk pati turp nga prangat e mia. 17 Madje, kur erdhi në Romë, më kërkoi me ngulm e më gjeti. 18 Dhëntë Zoti që ai të gjejë mëshirë prej Zotit atë ditë. Ti e di shumë mirë sesa më shërbeu ai në Efes.


 a1.11 dorëshk. të tjera edhe: i kombeve