1 Korintasve 16

Ndihma për të shenjtët

Lidhur me mbledhjen e ndihmave për të shenjtët, veproni edhe ju ashtu siç i urdhërova kishat e Galatisë. Çdo të dielëll, secili të vërë mënjanë aq sa ka mundur të kursejë, që të mos bëhet mbledhja e ndihmave kur të vij unë. Kur të vij do të dërgoj me letër shoqëruese ata që keni miratuar për të çuar dhuratën tuaj në Jerusalem. Po të jetë e udhës që të shkoj edhe unë, atëherë le të vijnë me mua.

Plane për udhëtim

Te ju do të vij pasi të kem kaluar nga Maqedonia, se dua të kaloj nga Maqedonia. Ka mundësi të qëndroj te ju, ose edhe të kaloj dimrin, që të më ndihmoni për të shkuar atje ku duhet të shkoj. Nuk dua t’ju shoh kalimthi, por shpresoj të rri ca kohë me ju, në e lejoftë Zoti. Në Efes do të qëndroj deri për Rrëshajë, sepse m’u dha një mundësi e madhe për të vepruar, megjithëse kundështarët janë të shumtë.

10 Po të vijë Timoteu, kujdesuni që të rrijë te ju pa frikë, se edhe ai bën veprën e Zotit sikurse dhe unë. 11 Mos ta përçmojë askush, por ndihmojeni të niset prej jush në paqe, që të vijë tek unë, sepse bashkë me vëllezërit e presim të vijë.

12 Lidhur me vëlla Apolin, iu luta shumë që të vinte te ju bashkë me vëllezërit, por nuk donte kurrsesi të vinte tani, kështu që do të vijë kur të mundet.

Porositë e fundit

13 Rrini zgjuar, qëndroni të fortë në besim, bëhuni burra, jini të fortë! 14 Bëni gjithçka me dashuri!

15 Ju e njihni shtëpinë e Stefanait dhe e dini se është a para që besoi në Akai dhe se iu kushtua shërbesës për të shenjtët. Ju lutem, o vëllezër, 16 t’u bindeni njerëzve të tillë dhe të gjithë atyre që bashkëpunojnë e që mundohen.

17 Jam gëzuar shumë për ardhjen e Stefanait, Fortunatit dhe Akaikut, sepse ata plotësuan mungesën tuaj. 18 Ata qetësuan shpirtin tim e tuajin, prandaj nderojini të tillë njerëz!

19 Ju përshëndesin kishat e Azisë.

Ju përshëndesin shumë, në emër të Zotit, Akuili e Priska, bashkë me kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.

20 Ju përshëndesin të gjithë vëllezërit.

Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.

21 Përshëndetjen e kam shkruar vetë unë, Pali, me dorën time.

22 Kush nuk do Zotin, mallkuar qoftë. Maranatham!

23 Hiri i Zotit Jezu qoftë me ju!

24 Dashuria ime qoftë me ju të gjithë në Krishtin Jezu!


 ll16.2 ose: të parën ditë pas së shtunës

 m16.22 ose: Zoti vjen