1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1

Zanafilla 29

29 Pastaj Jakobi u nis dhe shkoi në vendin e lindorëve. Shikoi dhe pa një pus në një arë, dhe aty pranë tri kope dhensh të mbledhura tok, sepse ai pus shërbente për t’u dhënë ujë kopeve të dhenve; dhe rrasa mbi grykën e pusit ishte e madhe. Aty mblidheshin zakonisht tërë kopetë; atëherë çobanët e hiqnin rrasën nga gryka e pusit dhe u jepnin ujë dhenve; pastaj e vinin përsëri rrasën në vendin e saj, në grykën e pusit. Dhe Jakobi u tha atyre: “Vëllezër të mi, nga jeni?” Ata u përgjigjën: Jemi nga Haranii”. Atëherë ai u tha atyre: “E njihni ju Labanon, birin e Nahorit?”. Ata u përgjigjën: “E njohim”. Ai u tha atyre: “A është mirë ai?”. Ata u përgjigjën: “Éshtë mirë; dhe ja bija e tij Rakela, e cila po vjen me delet”. Ai tha: “Ja, është ende ditë për diell dhe nuk ka ardhur koha për të mbledhur bagëtinë; jepuni ujë deleve dhe pastaj i çoni të kullosin” Por ata u përgjigjën: “Nuk mundemi deri sa të gjitha kopetë të mblidhen, e të kemi hequr rrasën nga gryka e pusit; atëherë do t’u japim ujë deleve”. Ai po vazhdonte të fliste me ta kur arriti Rakela me delet e të atit, sepse ajo ishte një bareshë. 10 Kur Jakobi pa Rakelën, bijën e Labanos, vëllai i nënës së tij, dhe delet e Labanos, vëlla i nënës së tij, ai u afrua, e hoqi rrasën nga gryka e pusit, dhe i dha ujë kopesë së Labanos, vëllait të nënës së tij. 11 Atëherë Jakobi puthi Rakelën, ngriti zërin dhe qau. 12 Pastaj Jakobi e njoftoi Rakelën se ishte i një gjaku me të atin dhe ishte bir i Rebekës. Dhe ajo vrapoi t’ia tregonte të atit. 13 Sapo Labano dëgjoi lajmet e Jakobit, birit të motrës së tij, vrapoi drejt tij, e përqafoi, e puthi dhe e çoi në shtëpinë e tij. Dhe Jakobi i tregoi Labanos tërë ato gjëra. 14 Atëherë Labano i tha: “Ti je me të vërtetë nga mishi dhe gjaku im!”. Dhe ai qëndroi një muaj me të. 15 Pastaj Labano i tha Jakobit: “Pse je fisi im duhet të më shërbesh pa marrë asgjë? Më thuaj sa duhet të jetë paga jote”. 16 Tani Labano kishte dy bija: e madhja quhej Lea dhe e vogla Rakela. 17 Lea kishte sy të perënduar, por Rakela ishte e hijshme dhe e pashme. 18 Prandaj Jakobi e donte Rakelën dhe i tha Labanos: “Unë do të të shërbej shtatë vjet për Rakelën, bijën tënde më të vogël”. 19 Labano iu përgjigj: “Më mirë të ta jap ty se sa një njeriu tjetër; rri me mua”. 20 Kështu Jakobi shërbeu shtatë vjet për Rakelën; dhe iu dukën pak ditë sepse e dashuronte. 21 Pastaj Jakobi i tha Labanos: “Më jep gruan time, sepse afati u mbush dhe lejo që të bashkohem me të”. 22 Atëherë Labano mblodhi tërë burrat e vendit dhe shtroi një banket. 23 Por, kur ra mbrëmja, ai mori bijën e tij Lea dhe e çoi te Jakobi, që hyri te ajo. 24 Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Zilpah si shërbyese të Leas, bijës së tij. 25 Të nesërmen në mëngjes, ai pa se ishte Lea. Atëherë Jakobi i tha Labanos: “Çfarë më bëre? A nuk të kam shërbyer për Rakelën? Pse më mashtrove?”. 26 Labano u përgjegj: “Nuk është zakon të veprohet kështu në vendin tonë, nuk mund të japësh më të voglën para më të madhes. 27 Mbaro javën e kësaj dhe do të japim edhe tjetrën, për shërbimin që do të më bësh për shtatë vjet të tjera”. 28 Atëherë Jakobi bëri si i thanë dhe mbaroi javën e Leas; pastaj Labano i dha për grua bijën e tij Rakela. 29 Përveç kësaj Labano i dha shërbyesen e tij Bilhah si shërbyese Rakelës, bijës së tij. 30 Dhe Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atë më tepër se Lean; dhe shërbeu shtatë vjet të tjera te Labano. 31 Zoti, duke parë që për Lean nuk kishte dashuri, ia çeli barkun asaj, ndërsa Rakela ishte shterpë. 32 Kështu Lea u ngjiz dhe lindi një djalë që e quajti Ruben, sepse tha: Zoti e pa trishtimin tim; prandaj tani burri im do të më dojëë”. 33 Pastaj u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë dhe ajo tha: “Zoti e pa se nuk kisha dashuri, prandaj më dha edhe këtë bir”. Dhe e quajti Simeon. 34 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi një djalë, dhe tha: “Kësaj radhe burri im do të më dojë, sepse i kam lindur tre bij”. Prandaj u quajt Levi. 35 Ajo u ngjiz përsëri dhe lindi djalë dhe tha: “Këtë radhë do të kremtoj Zotin”. Prandaj e quajti Juda. Pastaj nuk pati më fëmijë.

Zanafilla 28
Zanafilla 30