Jobi 25

Pushteti i Perëndisë

Bildad Shuhiti u përgjigj e tha:

«Perëndisë i takon pushteti e tmerri,

në lartësitë e veta ai paqen vendos.

A kanë numër vallë aradhet e tij?

E mbi kë vallë nuk lind drita e tij?

E si mund të jetë i drejtë para Perëndisë njeriu?

Si mund të jetë i pastër kush u lind prej gruas?

Ja, deri edhe hëna nuk është e kulluar,

as yjet s’janë të pastër në sytë e tij,

aq më pak krimbi njeri,

apo larva njerëzi».