1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1

Fjalët e urta 18

18 Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë. Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij. Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi. Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar. Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq. Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje. Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij. Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë. Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i planprishësit. 10 Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri. 11 Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe simbas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë. 12 Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia. 13 Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet. 14 Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrerë një frymë të demoralizuar? 15 Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë. 16 Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve. 17 I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton. 18 Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit. 19 Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje. 20 Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij. 21 Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj. 22 Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti. 23 I varfëri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi. 24 Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.

Fjalët e urta 17
Fjalët e urta 19