Zakaria 11

«Hapi dyert, o Liban,

që zjarri të t’i përpijë cedrat.

Vajto, o qiparis, se cedri ra,

pemën e lavdishme e cunguan.

Vajtoni, o lisat e Bashanit,

se pylli i dendur u rrafshua.

Dëgjohen vajet e barinjve,

se u shkretua madhështia e tyre.

Dëgjohen ulërimat e luanthëve,

se u rrënua lavdia e Jordanit».

Barinjtë

Kështu thotë Zoti, Perëndia im: «Kulloti dhentë që janë për therore, ato që blerësi i ther pa të keq, për të cilat shitësi lavdëron Zotin, se prej tyre pasurohet e barinjve s’u dhimbsen. Se unë nuk do të kem mëshirë për banorët e këtij vendi, kumton Zoti. Ja, unë po e dorëzoj secilin në dorën e të afërtit të vet e të mbretit të tyre. Ata do ta shkretojnë tokën e unë nuk do t’i shpëtoj prej dorës së tyre».

Atëherë unë fillova t’i kullot dhentë që ishin caktuar për therore nga tregtarët e bagëtisëi. Mora dy kërraba. Njërën e quajta Dashamirësi, tjetrën Bashkim e kështu fillova t’i kullot. Brenda muajit hoqa tre barinj. M’u sos durimi me ta e ata më mbajtën mëri. Atëherë u thashë: «Nuk do t’i kullot më. Kush ka për të ngordhur le të ngordhë, kush ka për t’u therur le të theret, e ato që mbesin, të hanë me dhëmbë njëra-tjetrën». 10 E mora pastaj kërrabën që quhej Dashamirësi dhe e theva, për ta zhbërë besëlidhjen që kisha lidhur me të gjithë njerëzit. 11 Besëlidhja u zhbë po atë ditë e tregtarët e bagëtisëj, që po më shihnin, e kuptuan se kjo fjalë ishte nga Zoti12 Pastaj u thashë: «Nëse ju duket mirë, ma jepni pagën, në mos, mbajeni». Ata caktuan të më paguanin tridhjetë monedha argjendi. 13 Zoti më tha: «Hidhi monedhat te poçarik». I mora tridhjetë monedhat e argjendit, mëditjen e çmueshme, me të cilën më kishin paguar, e i hodha në tempullin e Zotit, te poçari. 14 Atëherë e theva kërrabën e dytë, që quhej Bashkim, për ta prishur vëllazërinë mes shtëpisë së Judës e asaj të Izraelit.

15 Zoti më tha: «Merri sërish mjetet e bariut të marrë, 16 se, ja, unë po dërgoj në vend një bari që për mjeranet nuk do të kujdeset, të humburënl nuk do ta kërkojë, të lënduarën nuk do ta mjekojë e të shëndetshmen nuk do ta ushqejë; një bari që do të hajë mishin e bagëtive të majme e do të shqyejë thundrat e tyre.

17 Mjerë bariu i marrë,

braktisësi i kopeve.

Shpata ia preftë krahun

e syrin e djathtë.

Iu thaftë krahu deri në rrëzë

e syrit të djathtë drita iu fiktë!».


 i11.7 të tjerë: më të mjerat ndër kopetë

 j11.11 të tjerë: më të mjerat ndër kopetë

 k11.13 të tjerë: visare

 l11.16 ose: të riun