Romakëve 16

Përshëndetjet

Po ju lë nën kujdes motrën tonë Febën që shërbenk në kishën e Kenkresë. Pranojeni në emër të Zotit, siç u ka hije të shenjtëve dhe qëndrojini përkrah në çdo gjë që të ketë nevojë për ju, sepse ajo ka ndihmuar shumë veta dhe më ka ndihmuar edhe mua.

Përshëndetni bashkëpunëtorët e mi në veprën e Krishtit Jezu, Priskën e Akuilin, që vunë kokën e tyre në rrezik për jetën time. Ata i falënderoj jo vetëm unë, por edhe të gjitha kishat e kombeve. Përshëndetni edhe kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.

Përshëndetni mikun tim të dashur Epenetin që është fryti i parë për Krishtin në AzilPërshëndetni Marinë që u mundua shumë për ju.

Përshëndetni kushërinjtë e mi Andronikun e Junën që kanë qenë në burg me mua e shquhen ndër apostuj. Në të vërtetë, ata kanë besuar në Krishtin përpara meje.

Përshëndetni Ampliatin, mikun tim të dashur në Zotin.

Përshëndetni bashkëpunëtorin tonë në Krishtin, Urbanin dhe mikun tim të dashur Stakun.

10 Përshëndetni Apelin që është i sprovuar për Krishtin.

Përshëndetni ata të shtëpisë së Aristobulit.

11 Përshëndetni kushëririn tim Herodionin.

Përshëndetni ata të shtëpisë së Narcisit që besojnë në Zotin.

12 Përshëndetni Trifenën e Trifozën që mundohen për Zotin.

Përshëndetni Persidën e dashur që është munduar shumë për Zotin.

13 Përshëndetni Rufin, të zgjedhurin nga Zoti dhe nënën e tij, që e kam si nënë edhe unë.

14 Përshëndetni Asinkritin, Flegontin, Hermesin, Patrobin, Hermasin e vëllezërit që janë me ta.

15 Përshëndetni Filologun e Julian, Nereun e motrën e tij, Olimpin dhe të gjithë të shenjtët që janë me ta.

16 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.

Të gjitha kishat e Krishtit ju përshëndesin.

17 Po ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe bëhen pengesë, në kundërshtim me mësimin që keni marrë. Largohuni prej tyre. 18 Njerëz të tillë nuk i shërbejnë Zotit tonë Krisht, por barkut të tyre. Përmes fjalëve të bukura e lajkave ata mashtrojnë zemrat e të paditurve. 19 Ngazëlloj me ju pasi të gjithë kanë dëgjuar për bindjen tuaj ndaj Zotit. Dua që të jeni të urtë për të bërë të mirën, por të pastër përballë së keqes. 20 Perëndia i paqes do ta shtypë së shpejti Satanin nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

21 Ju përshëndesin bashkëpunëtori im Timoteu dhe kushërinjtë e mi Luci, Jasoni e Sosipatri.

22 Ju përshëndes në emër të Zotit unë, Terti, që po shkruaj këtë letër.

23-24 Ju përshëndet Gaji, mikpritësi im dhe i gjithë kishës. Ju përshëndet Erasti, thesarmbajtësi i qytetit dhe vëlla Kuartill.

Përlëvdimi

25 Qoftë i lavdëruar Perëndia që ka pushtetin t’ju forcojë në besim me ungjillin që predikoj unë për Jezu Krishtin, sipas zbulesës së shestimit të fshehtë të Perëndisë. Ky shestim ka qenë ruajtur në heshtje që prej shumë shekujsh, 26 ndërsa tani u shfaq e iu bë i njohur të gjitha kombeve përmes Shkrimeve profetike, sipas urdhrit të Perëndisë së amshuar për t’i bërë ato t’i binden e t’i besojnë Perëndisë.

27 Të vetmit Perëndi të urtë i qoftë lavdia në amshim, përmes Jezu Krishtit! Amen!


 k16.1 ose: është dhjakoneshë

 l16.5 dorëshk. të tjera: Akai

 ll16.23 dorëshk. të tjera edhe: 24 Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju të gjithë. Amen!