Psalmet 96

Këndojini Zotit një këngë të re!

Le t’i këndojë Zotit dheu mbarë!

Këndojini Zotit, bekoni emrin e tij,

shpëtimin e tij ditë për ditë kumtoni!

Rrëfeni ndër kombe lavdinë e tij,

ndër popuj mbarë mrekullitë e tij!

Se i madh është Zoti e fort i lavdërueshëm,

më i tmerrshëm se të gjithë perënditë.

Se gjithë perënditë e popujve janë të kotë,

por Zoti bëri qiejt.

Para tij shkëlqim e madhështi,

në shenjtëroren e tij fuqi e bukuri.

Jepini Zotit, o fiset e popujve,

Jepini Zotit lavdi e fuqi!

Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij,

kushtojini fli dhe ejani në oborret e tij!

Adhuroni Zotin e stolisur me shenjtëri;

mbarë toka le të dridhet para tij!

10 U thoni kombeve se Zoti mbretëron,

ai i vuri themelet botës e nuk do të trandet,

ai do t’i gjykojë popujt me drejtësi.

11 Le të ngazëllejë qielli e le të gëzojë toka,

le të ushtojë deti e gjithçka brenda tij!

12 Le të dëfrejë fusha e gjithçka në të,

gjithë drurët e pyllit le të brohorasin

13 para Zotit, se ja tek vjen,

ja tek vjen për të gjykuar tokën!

Do ta gjykojë botën me drejtësi

e popujt me besnikërinë e tij.