Psalmet 95

Ejani t’i këndojmë Zotit,

të brohorasim për shkëmbin e shpëtimit tonë.

Le të dalim para tij me falënderim,

le të brohorasim për të me këngë.

Se Perëndi madhështor është Zoti,

mbret i madh mbi gjithë perënditë.

Në dorën e tij janë thellësitë e tokës,

të tijat janë majat e maleve.

I tij është edhe deti, ai e krijoi,

duart e tij i dhanë trajtë dheut.

Ejani të adhurojmë e të biem në gjunjë,

le të gjunjëzohemi para Zotit, krijuesit tonë!

Se ai është Perëndia ynë

e ne populli i kullotës së tij,

tufa, që ai e ruan me dorën e vet.

Dëgjojeni, pra, sot zërin e tij:

«Mos e ngurtësoni zemrën si në Meribë,

si në ditën e Masës, në shkretëtirë,

kur etërit tuaj më vunë në provë,

më tunduan edhe pse i kishin parë veprat e mia.

10 Për dyzet vjet m’u neverit ajo brezni, e thashë:

“Ky popull e ka zemrën tërë dredhi

e udhët e mia nuk i njeh”.

11 Prandaj u përbetova në zemërimin tim:

“Nuk kanë për të hyrë në prehjen time!”».