Psalmet 91

Kush banon nën strehën e të Tejlartit,

qëndron nën hijen e të gjithëpushtetshmit.

Do t’i them Zotit: «Ti je streha ime e fortesa ime,

je Perëndia im, te ti kam besim».

Ai do të të çlirojë nga laku i gjuetarit

dhe nga plaga vdekjeprurëse.

Me pendët e tij do të të mbulojë,

nën krahët e tij strehë do të gjesh,

shqyt e mburojë është besnikëria e tij.

Nuk do ta kesh frikë tmerrin e natës

e as shigjetën që vringëllon ditën,

as murtajën që endet nëpër terr

e as shfarosjen që shkreton në zheg.

Le të bien mijëra përreth teje,

apo dhjetëra mijëra në të djathtën tënde,

ty nuk do të të prekë asgjë.

Vetëm hap sytë

e shih ndëshkimin e të paudhëve.

Zoti është streha jote,

i Tejlarti banesa jote,

10 nuk të prek asnjë e keqe

dhe tendës sate sëmundje nuk do t’i afrohet.

11 Ai do të urdhërojë engjëjt e tij

të të ruajnë përgjatë të gjitha udhëve.

12 Në duart e tyre do të të mbajnë,

që këmba jote të mos ndeshë në gur.

13 Mbi këlyshë luanësh e mbi nepërka do të shkelësh,

do të shtypësh luanë e gjarpërinj.

14 «Do ta çliroj, sepse më deshi,

do ta mbroj, se njohu emrin tim.

15 Do të më thërrasë e unë do t’i përgjigjem,

në vështirësi me të do të jem,

do ta shpëtoj e nder do t’i jap.

16 Do ta kënaq me jetë të gjatë

dhe shpëtimin tim do t’i dëftej».