Psalmet 8

Mjeshtrit të korit. Për Gititin. Psalm i Davidit.

Zot, Zoti ynë,

sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!

Mbi qiej e shpalos madhështinë tënde.

Me gojën e fëmijëve dhe të foshnjave

tregove fuqinë kundër armiqve të tu,

që t’i bësh të heshtin armiq e kundërshtarë.

Kur vështroj qiellin, veprën e duarve të tua,

hënën e yjet që ti krijove,

ç’është njeriu që të kujtohesh për të,

apo biri i njeriut që të kujdesesh për të?

Pak më pak se Perëndif e bëre,

e kurorëzove me nder e me lavdi.

I dhe pushtet mbi veprat e duarve të tua,

gjithçka ia nënshtrove nën këmbë:

mbarë dhentë, gjedhët

dhe egërsirat e fushës,

zogjtë e qiellit, peshqit e detit,

gjithçka që shtigjet e deteve përshkon.

10 Zot, Zoti ynë,

sa i mrekullueshëm është emri yt mbi tokën mbarë!


 f8.6 të tjerë: engjëjt