Psalmet 54

Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Himn i Davidit, kur zifitët shkuan e lajmëruan Saulin se Davidi fshihej diku mes tyre.

O Perëndi, shpëtomë për hir të emrit tënd,

jepmë të drejtë me fuqinë tënde.

Dëgjoje, o Perëndi, lutjen time,

vëru vesh fjalëve të gojës sime.

Se të huajt janë ngritur kundër meje

dhe gjakatarët kërkojnë të më marrin jetën,

njerëz që s’duan t’ia dinë për Perëndinë. selah

Por Perëndia është ndihma ime,

Zoti përkrahësi i jetës sime.

Rëntë e keqja mbi vetë armiqtë e mi,

për hir të besnikërisë sate, shfarosi!

Gjithë ëndje do të të kushtoj fli,

emrin tënd do ta përlëvdoj, o Zot,

se është i mirë.

Se më shpëtove nga çdo fatkeqësi

dhe sytë e mi e panë shkatërriminxh e armiqve të mi.


 xh54.9 të tjerë: me përbuzje syri im i shikon armiqtë, sytë e mi kanë parë mbi armiqtë e mi atë që unë dëshiroja