Psalmet 5

Mjeshtrit të korit. Për fyell. Psalm i Davidit.

Dëgjoji, o Zot, fjalët e mia,

përfille rënkimin tim.

Thirrjes sime për ndihmë vëri vesh,

o mbreti im e Perëndia im,

se ty ta drejtoj lutjen time.

Në mëngjes, o Zot, ti e dëgjon zërin tim,

në mëngjes, kur përgatitem për ty e pres.

Ti nuk je Perëndi që i pëlqen e keqja,

pranë teje nuk ka vend ligësia,

as krenarët nuk të dalin dot para.

Ti i urren të gjithë ata që bëjnë paudhësi,

ata që thonë gënjeshtra i shkatërron

dhe gjakatarët e mashtruesit të neveriten.

Por unë do të hyj në shtëpinë tënde

falë mirësisë sate të madhe

e do të përkulem me nderimd

në tempullin tënd të shenjtë.

Udhëhiqmë, o Zot, me drejtësinë tënde,

meqë kam armiq,

rrafshoje para meje udhën tënde.

10 Në gojën e tyre nuk ka asgjë të vërtetë,

përbrenda janë të rrënuar,

grykën e kanë si varr të hapur,

e me gjuhë thurin lajka.

11 Ndëshkoji, o Perëndi,

nga qëllimet e tyre u shkatërrofshin,

dëboji për paudhësitë e tyre të shumta,

se kanë ngritur krye kundër teje.

12 Por, ata që kërkojnë strehë te ti le të gëzojnë

e përherë të brohorasin.

Paçin mbrojtjen tënde

e u ngazëllefshin për ty ata që duan emrin tënd.

13 Se ti, o Zot, e bekon të drejtin

dhe e mbështjell me mirëdashjen tënde si me mburojë.


 d5.8 ose: frikë