1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1

Psalmet 49

49 Dëgjoni gjithë popujt, vini veshin, o banorë të botës, qofshin njerëz të popullit dhe fisnikë, të pasur dhe të varfër tok. Nga goja ime do të dalin fjalë diturie dhe kredhja në mendime e zemrës sime do të sjellë mirëkuptim. Unë do ta ndjek një proverb, do ta paraqes enigmën time me harpë. Pse duhet të kem frikë nga ditët e fatkeqësisë, kur më rrethon ligësia e kundërshtarëve të mi, ata që kanë besim në pasuritë e tyre dhe mburren me bollëkun e pasurisë së tyre? Asnjeri nuk mund të shpengojë kurrsesi vëllanë e tij, as t’i japë Perëndisë çmimin e shpengimit të tij, sepse shpengimi i shpirtit të tij është shumë i shtrenjtë, dhe çmimi i saj nuk do të mjaftonte kurrë, për të bërë që ai të jetojë përjetë dhe të mos shohë gropën. 10 Në fakt të gjithë shohin që njerëzit e urtë vdesin dhe që po në atë mënyrë vdesin njerëzit e pamend a mendjeshkurtër, duke ua lënë të tjerëve pasuritë e tyre. 11 Me mendjen e tyre ata pandehin se shtëpitë e tyre do të qëndrojnë për gjithnjë, që banesat e tyre janë të përjetshme; dhe kështu u vënë tokave emrin e tyre. 12 Megjithatë edhe njeriu që jeton në mes të pasurive nuk e ka të gjatë; ai është njëlloj si kafshët që mbarojnë. 13 Kjo është sjellja e njerëzve pa mend dhe e atyre që u shkojnë dhe miratojnë fjalimet e tyre. (Sela) 14 Shtyhen si dele në drejtim të Sheolit; vdekja do t’i përpijë dhe në mëngjes njerëzit e drejtë do të sundojnë mbi ta. Luksi i tyre do të marrë fund në Sheol, larg banesës së tyre. 15 Por Perëndia im do ta shpengojë shpirtin tim nga pushteti i Sheolit, sepse ai do të më pranojë. (Sela) 16 Mos kij frikë kur dikush pasurohet, kur lavdia e shtëpisë së tij rritet, 17 sepse kur do të vdesë, nuk do të marrë asgjë me vete; lavdia e tij nuk do të zbresë pas tij. 18 Edhe në se në jetë e ndjente veten të lumtur (në fakt njerëzia të lavdëron kur pasurohesh), 19 ai do të arrijë brezin e etërve të tij, që nuk do ta shohin kurrë më dritën. 20 Njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken.

Psalmet 48
Psalmet 50