Psalmet 29

Psalm i Davidit.

Jepini Zotit, o qenie hyjnore,

jepini Zotit lavdinë dhe forcën.

Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij,

përkuluni para Zotit,

mes shkëlqimit të tij të shenjtë.

Zëri i Zotit ushton mbi ujërat,

Perëndia i lavdishëm bën të gjëmojë,

Zoti mbi ujërat e shumta.

Zëri i Zotit ushton plot fuqi,

zëri i Zotit ushton plot madhështi.

Zëri i Zotit copëton cedrat,

Zoti thërrmon cedrat e Libanit.

Libanin e bën të kërcejë si viçi,

Sirionin si kotorri.

Zëri i Zotit lëshon flakë zjarri,

zëri i Zotit trondit shkretëtirën,

shkretëtirën e Kadeshit Zoti e trondit.

Zëri i Zotit i bën drenushat të pjellinrr,

pyjet i lë zhveshur.

Në tempullin e tij,

të gjithë thonë: «Lavdi!».

10 Zoti sundon mbi përmbytjen,

Zoti sundon si mbret në amshim.

11 Zoti i jep forcë popullit të tij,

Zoti e bekon popullin e tij me paqe.


 rr29.9 ose: Zëri i Zotit i dredh lisat