Psalmet 24

Psalm i Davidit.

Zotit është toka

dhe gjithçka gjendet në të,

bota me gjithë banorët e saj.

Themelet e saj mbi dete i vuri,

mbi lumenj e ngriti.

Kush do të ngjitet në malin e Zotit?

Kush do të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?

Ai që ka duar të pafajshme

e zemër të pastër,

që nuk jepet me shpirt pas kotësive

e nuk bën betim të rremë.

Ai do të marrë bekim prej Zotit,

drejtësi prej Perëndisë, shpëtimtarit të tij.

E tillë është breznia e atyre që e kërkojnë,

që kërkojnë fytyrën e Perëndisë së Jakobit. selah

Ngrijini, o porta, ballinat tuaja!

Lartësohuni, o dyer të amshuara,

që të hyjë mbreti i Lavdisë!

Kush është ky mbreti i Lavdisë?

Është Zoti i fortë e i fuqishëm,

është Zoti i fuqishëm në betejë!

Ngrijini, o porta, ballinat tuaja!

Lartësohuni, o dyer të amshuara,

që të hyjë mbreti i Lavdisë!

10 Kush është ky mbreti i Lavdisë?

Zoti i ushtrive, ai është mbreti i Lavdisë! selah