Psalmet 20

Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.

Të dëgjoftë Zoti ditën e fatkeqësisë,

emri i Perëndisë së Jakobit të mbrojttë!

Të dërgoftë ndihmë prej shenjtërores

e prej Sionit përkrahje të dhëntë!

Iu kujtofshin gjithë dhuratat e tua,

flija jote e shkrumbimit i pëlqeftë! selah

Të dhëntë çka të do zemra,

gjithë synimet e tua i plotësoftë.

Do të brohorasim për fitoren tënde

dhe në emrin e Perëndisë tonë

flamujt lart do t’i ngremë.

Zoti t’i plotësoftë të gjitha kërkesat!

Tani e di se Zoti e shpëton të vajosurin e tij,

prej qiellit të tij të shenjtë e ndihmon

me fuqinë shpëtimtare të së djathtës së tij.

Disa kanë shpresë te qerret, të tjerë te kuajt,

por ne thërrasim emrin e Zotit, Perëndisë tonë.

Ata u këputën e ranë,

por ne u ngritëm e qëndruam.

10 Zot, shpëtoje mbretin.

Na dëgjoftë mbretip kur ta thërrasim.


 p20.10 të tjerë: na dëgjo kur të thërrasim