Psalmet 150

Aleluja.

Lavdërojeni Perëndinë në shenjtëroren e tij,

lavdërojeni në kubenë qiellore të fuqisë së tij.

Lavdërojeni për veprat e tij të fuqishme,

lavdërojeni për madhështinë e tij të pafund.

Lavdërojeni me tingujt e bririt,

lavdërojeni me harpë e me lirë.

Lavdërojeni me dajre e me valle,

lavdërojeni me lahutë e me fyell.

Lavdërojeni me cimbale tingëlluese,

lavdërojeni me cimbale kumbuese.

Gjithçka që merr frymë le të lavdërojë Zotin.

Aleluja!