1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1

Psalmet 147

147 Lëvdoni Zotin, sepse është një gjë e mirë t’i këndosh lavde Perëndisë tonë, sepse është e kënaqshme dhe e leverdishme ta lëvdosh. Zoti ndërton Jeruzalemin, dhe mbledh të humburit e Izraelit. Ai shëron ata që e kanë zemrën të thyer dhe lidh plagët e tyre. Llogarit numrin e yjeve dhe i thërret të gjitha sipas emrit të tyre. I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia e tij dhe e pafund zgjuarësia e tij. Zoti larton njerëzit e përulur, por ul deri në tokë njerëzit e këqij. Këndojini Zotit me falenderim, këndojini me qeste lavde Perëndisë tonë, që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në malet. Ai i jep ushqime bagëtisë dhe zogjve të korbeve që thërresin. 10 Ai nuk kënaqet në forcën e kalit, dhe nuk gjen ndonjë gëzim në këmbët e njeriut. 11 Zoti kënaqet me ata që kanë frikë prej tij, me ata që shpresojnë në mirësinë e tij. 12 Lëvdo Zotin, o Jeruzalem, kremto Perëndinë tënd, o Sion. 13 Sepse ai ka përforcuar shufrat e portave të tua dhe ka bekuar bijtë e tu në mes teje. 14 Ai e ruan paqen brenda kufijve të tu dhe të ngop me grurin më të mirë. 15 Dërgon mbi tokë urdhërin e tij, fjala e tij merr dheun. 16 Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi. 17 Hedh breshërin e tij si me copa; kush mund t’i bëjë ballë të ftohtit të tij? 18 Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij, dhe ujërat rrjedhin. 19 Ai ia ka bërë të njohur Jakobit fjalën e tij, dhe Izraelit statutet e tij dhe dekretet e tij. 20 Ai nuk e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër; dhe ato nuk i njohin dekretet e tij. Aleluja.

Psalmet 146
Psalmet 148