Psalmet 134

Këngë shtegtimesh.

Bekojeni tani Zotin, të gjithë ju shërbëtorët e Zotit,

ju që rrini tërë natën në shtëpinë e Zotit.

Ngrijini duart drejt shenjtërores

e bekojeni Zotin.

Të bekoftë prej Sionit Zoti,

ai që krijoi qiellin e tokën.