Psalmet 133

Këngë shtegtimesh. E Davidit.

Ja, sa mirë dhe këndshëm

kur vëllezërit banojnë së bashku,

porsi vaj i çmuar mbi kokë,

që rrjedh mbi mjekër, mbi mjekrën e Aronit,

që zbret deri te kindi i petkut të tij,

porsi vesa e Hermonit, që bie mbi malet e Sionit,

se atje e dërgoi Zoti bekimin,

jetë në amshim.