Psalmet 131

Këngë shtegtimesh. E Davidit.

Zot, nuk krenohet zemra ime

e sytë nuk i ngre lart.

Nuk rend pas madhështive,

as pas gjërave tepër të vështira.

Por jam qetësuar e shpirti më është prehur,

si foshnja e zvjerdhur me të ëmën,

si foshnja e zvjerdhur është shpirti im me mua.

Le të shpresojë Izraeli te Zoti,

që tani e deri në amshim.