Psalmet 128

Këngë shtegtimesh.

Lum gjithë ata që Zotin druajnë

dhe ecin udhëve të tij.

Do të hash frytin e duarve të tua,

do të jesh i lum e do të kesh të mira.

Gruaja jote do të jetë si hardhi pjellore

në dhomat e shtëpisë sate,

bijtë e tu si filiza ulliri

përreth tryezës sate.

Ja, kështu do të bekohet njeriu,

që Zotin druan.

Të bekoftë Zoti prej Sionit

e pafsh të mirën e Jerusalemit

tërë ditët e jetës sate!

Pafsh edhe bijtë e bijve të tu!

Paqe mbi Izraelin!