Psalmet 126

Këngë shtegtimesh.

Kur Zoti i ktheu robërito e Sionit,

na u duk sikur ishim në ëndërr.

Atëherë goja jonë u mbush me gëzim

e gjuha jonë plot brohori.

Asokohe thuhej ndër kombe:

«Zoti bëri vepra të mëdha për ta».

Po, vepra të mëdha bëri Zoti për ne,

prandaj dhe ishim të gëzuar.

Ktheji sërish, o Zot, robërit tanë,

si përrenjtë e Negevit.

Ata që mbjellin me lot,

do të korrin me gëzim.

Kur shkojnë, qajnë

dhe mbartin farën për ta mbjellë,

por kthehen plot gëzim

dhe mbartin duajt e tyre.


 o126.1 ose: fatin