Psalmet 123

Këngë shtegtimesh.

Te ti i kam ngritur sytë,

te ti që banon në qiej.

Ashtu si sytë e shërbëtorëve

shohin nga duart e të zotërve,

ashtu si sytë e shërbëtores

shohin nga duart e zonjës së vet,

ashtu edhe sytë tanë shohin

drejt Zotit, Perëndisë tonë,

derisa të ketë mëshirë për ne.

Ki mëshirë për ne, o Zot, ki mëshirë për ne,

se na kanë mbuluar përbuzjet.

Shpirti ynë është mbushur me përqeshjet e kryelartëve

dhe me përbuzjet e mburravecëve.