Psalmet 114

Kur Izraeli doli nga Egjipti

dhe shtëpia e Jakobit nga një popull i huaj,

Juda u bë shenjtërorja e Zotit,

Izraeli zotërimi i tij.

Deti pa e iku,

Jordani u kthye pas.

Malet kërcyen si desh,

kodrat si qengja dhensh.

Ç’pate, o det, që ike,

e ti, o Jordan, që pas u ktheve?

Ç’patët, o male, që si desh kërcyet,

e ju, o kodra, porsi qengja dhensh?

Dridhu, o tokë, para Zotit,

para Perëndisë së Jakobit!

Ai e ktheu shkëmbin në liqen,

shkrepin në burime ujërash.