Psalmet 110

Psalm i Davidit.

I tha Zoti zotit tim:

«Ulu në të djathtën time,

derisa t’i vë armiqtë e tu

si shtrojë te këmbët e tua».

Skeptrin e pushtetit tënd

do ta shtrijë Zoti prej Sionit;

sundo mes armiqve të tu!

Popullin e ke me vete, të gatshëmll,

ditën e fuqisë sate,

mes shkëlqimit të shenjtërisë.

Prej gjirit të agimit,

do të vijë te ti vesa e të rinjve të tum.

Zoti u betua e nuk do të pendohet:

«Ti je prift përjetë sipas urdhrit të Melkisedekut».

Zoti është në të djathtën tënde

do t’i dërrmojë mbretërit ditën e zemërimit të tij.

Do të gjykojë kombet, do t’i mbushë me kufoma,

do t’u thyejë kokat në tokën mbarë.

Udhës do të pijë prej përroit,

ndaj kokën do ta mbajë lart.


 ll110.3 të tjerë: Ty të përket më i larti pushtet

 m110.3 të tjerë: unë të linda