1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1

Psalmet 104

104 Beko, o shpirti im, Zotin! O Zot, Perëndia im, ti je jashtëzakonisht i madh; je veshur me shkëlqim dhe madhështi. Ai të mbështjell me dritë si të ishte një mantel dhe i shtrin qiejtë si një çadër; ai ndërton mbi ujërat dhomat e tij të larta, i bën retë si qerren e tij dhe ecën mbi krahët erës. I bën erërat lajmëtarë të tij dhe flakët e zjarrit shërbëtorë të tij. Ai e ka krijuar tokën mbi themelet e saj; kjo nuk do të luajë kurrë përjetë. Ti e kishe mbuluar me humnerë si me një rrobe; ujërat ishin ndalur mbi malet. Në qortimin tënd ato ikën, në zërin e gjëmimit tënd u larguan me nxitim. Dolën malet dhe luginat u ulën në vendin që ti kishe caktuar për to. Ti u vure ujërave një kufi që nuk duhet ta kapërxenin; ato nuk do të kthehen më të mbulojnë tokën. 10 Ai bën që të dalin burime në luginat; ato rrjedhin midis maleve, 11 dhe u japin për të pirë tërë kafshëve të fushës; gomarët e egër shuajnë etjen e tyre. 12 Pranë tyre banojnë shpendët e qiellit; midis gjelbërimeve lartojnë këngën e tyre. 13 Nga dhomat e sipërme të tij ai u jep ujë maleve; toka ngopet me frytin e veprave të tua. 14 Ai bën që të rritet bari për bagëtinë dhe bimësia në shërbim të njeriut, duke nxjerrë nga toka ushqimin e tij, 15 dhe verën që gëzon zemrën e njeriut, vajin që bën të shkëlqejë fytyra tij dhe bukën që i jep forcë zemrës së njeriut. 16 Kështu ngopen drurët e Zotit dhe kedrat e Libanit që ai ka mbjellë; 17 aty bëjnë folenë e tyre zogjtë, ndërsa lejleku bën nëpër selvitë banesën e tij. 18 Malet e larta janë për dhitë e egra, shkëmbinjtë janë streha e lepujve. 19 Ai ka bërë hënën për stinët, dielli e di orën e perëndimit të tij. 20 Ti dërgon terrin dhe bëhet natë; gjatë asaj shkojnë rreth e qark gjithë kafshët e pyllit. 21 Luanët e vegjël vrumbullojnë duke kërkuar gjahun dhe i kërkojnë Perëndisë ushqimin e tyre. 22 Por, kur lind dielli, ata tërhiqen dhe rrinë në strofkat e tyre. 23 Atëherë njeriu del për të punuar dhe punon deri në mbrëmje. 24 Sa të shumta janë veprat e tua, o Zot! Ti i ke bërë të gjitha me dituri; toka është plot me pasuritë e tua. 25 Ja deti, i madh dhe i gjerë, ku gëlojnë krijesa të panumërta; 26 e përshkojnë anijet dhe Leviathani, që ti ke formuar për t’u tallur në të. 27 Të gjithë presin që ti t’u japësh ushqimin në kohën e duhur. 28 Ti ua jep atyre dhe ata e mbledhin; ti hap dorën dhe ngopen me të mira. 29 Ti fsheh fytyrën tënde dhe ata e humbasin fare; ti heq frymën, dhe ata vdesin duke u kthyer përsëri në pluhurin e tyre. 30 Ti dërgon frymën tënde dhe ata krijohen, kështu ti ripërtërin faqen e dheut. 31 Lavdia e Zotit të rrojë përjetë; le të gëzohet Zoti me veprat e tij; 32 ai shikon tokën dhe kjo dridhet; ai prek malet dhe ato nxjerrin tym. 33 Unë do t’i këndoj Zotit deri sa të kem jetë; do t’i këndoj lavde Perëndisë tim deri sa të jem. 34 Le të jetë mendimi im i pëlqyer prej tij; unë do të ngazëllohem tek Zoti. 35 Le të zhduken mëkatarët nga toka dhe të pabesët mos qofshin më. Shpirti im, bekoje Zotin! Aleluja.

Psalmet 103
Psalmet 105