1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1

Psalmet 102

102 O Zot, dëgjo lutjen time dhe britma ime arriftë tek ty. Mos ma fshih fytyrën tënde ditën e fatkeqësisë sime. Zgjate ndaj meje veshin tënd; kur unë të kërkoj, nxito të më përgjigjesh. Sepse ditët e mia davariten si tymi dhe kockat e mia digjen si urë zjarri. Zemra ime është goditur dhe thahet si bari, dhe unë harroj madje të ha ushqim. Duke vajtuar vazhdimisht, lëkura ime po u ngjitet kockave të mia. I ngjaj pelikanit të shketëtirës dhe jam bërë si bufi i vendeve të shkretuara. Jam pa gjumë dhe si harabeli i vetmuar mbi çati. Armiqtë e mi tallen me mua tërë ditën; ata që më përqeshin flasin kundër meje. Sepse e ha hirin si buka dhe përzjej lotët me atë që pi. 10 Po, për shkak të indinjatës sate dhe të zemërimit tënd, më ngrite dhe më hodhe larg. 11 Ditët e mia janë si hija që zgjatet, dhe unë po thahem si bari. 12 Por ti, o Zot, mbetesh përjetë, dhe kujtimi yt zgjat brez pas brezi. 13 Ti do të ngrihesh dhe do të të vijë keq për Sionin, sepse erdhi koha të tregosh dhembshuri ndaj tij; dhe koha e caktuar erdhi. 14 Sepse shërbëtorët e tu i duan edhe gurët e tij dhe u vjen keq për pluhurin e tij. 15 Po, kombet do të kenë frikë nga emri i Zotit dhe gjithë mbretërit e dheut nga lavdia jote, 16 kur Zoti do të rindërtojë Sionin dhe do të duket në lavdinë e tij. 17 Ai do të dëgjojë lutjen e njerëzve të braktisur dhe nuk do ta përbuzë lutjen e tyre. 18 Kjo do të shkruhet për brezin e ardhshmëm, dhe populli që do të krijohet do të lëvdojë Zotin, 19 sepse ai shikon nga lartësia e shenjtërores së tij; nga qielli Zoti këqyr dheun, 20 për të dëgjuar vajtimin e robërve, për të çliruar të dënuarit me vdekje; 21 me qëllim që në Sion të shpallin emrin e Zotit dhe në Jeruzalem lavdinë e tij, 22 kur popujt dhe mbretëritë do të mblidhen bashkë për t’i shërbyer Zotit. 23 Rrugës ai ka pakësuar fuqinë time dhe ka shkurtuar ditët e mia. 24 Kam thënë: “O Perëndia im, mos më merr në mes të ditëve të mia. Vitet e tua zgjasin brez pas brezi. 25 Së lashti ti ke vendosur tokën dhe qiejtë janë vepër e duarve të tua; 26 ata do të zhduken, por ti do të mbetesh; do të konsumohen të gjithë si një rrobe; ti do t’i ndërrosh si një rrobe dhe ata do të ndryshohen. 27 Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund. 28 Bijtë e shërbëtorëve të tu do të kenë një vendbanim dhe pasardhësit e tyre do të jenë të qëndrueshëm para teje”.

Psalmet 101
Psalmet 103