Numrat 7

Dhuratat për tendën

Pasi përfundoi së ndërtuari tendën, Moisiu e vajosi dhe e shenjtëroi bashkë me tërë orenditë përkatëse, me altarin dhe me enët përkatëse. Atëherë prijësit e Izraelit, ata që u përmendën në numërimin e popullsisë si krerë të familjeve të etërve e prijës të fiseve, i flijuan Zotit gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe. Një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin. Këto i sollën para tendës. Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Merri prej tyre që të përdoren në shërbim të tendës së takimit e jepua levitëve sipas detyrës që kanë». Kështu, Moisiu i mori qerret dhe qetë e ua dha levitëve. Gershonitëve u dha dy qerre dhe katër qe, sipas detyrave që kishin. Meraritëve u dha katër qerre dhe tetë qe, sipas detyrave që kishin nën mbikëqyrjen e Itamarit, birit të priftit Aron. Kohatitëve nuk u dha gjë, sepse ata kujdeseshin për gjërat e shenjta duke i mbartur në krahë.

10 Në ditën kur u vajos altari, prijësit sollën para altarit dhurata për kushtimin e tij. 11 Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Prijësit të kushtojnë me rradhë, çdo ditë nga një prijës».

12 Ditën e parë kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit nga fisi i Judës. 13 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 14 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 15 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 16 dhe një cjap si fli mëkati. 17 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit.

18 Ditën e dytë kushtoi Netaneli, biri i Cuarit, prijësi i Isaharit. 19 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 20 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 21 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 22 dhe një cjap si fli mëkati. 23 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Netaneli, biri i Cuarit.

24 Ditën e tretë kushtoi Eliabi, biri i Helonit, prijësi i Zabulonit. 25 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 26 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 27 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 28 dhe një cjap si fli mëkati. 29 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliabi, biri i Helonit.

30 Ditën e katërt kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit, prijësi i Rubenit. 31 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 32 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 33 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 34 dhe një cjap si fli mëkati. 35 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit.

36 Ditën e pestë kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait, prijësi i Simeonit. 37 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 38 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 39 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 40 dhe një cjap si fli mëkati. 41 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait.

42 Ditën e gjashtë kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit, prijësi i Gadit. 43 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 44 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 45 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 46 dhe një cjap si fli mëkati. 47 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit.

48 Ditën e shtatë kushtoi Elishamai, biri i Amihudit, prijësi i Efraimit. 49 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 50 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 51 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 52 dhe një cjap si fli mëkati. 53 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elishamai, biri i Amihudit.

54 Ditën e tetë kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit, prijësi i Manaseut. 55 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 56 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 57 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 58 dhe një cjap si fli mëkati. 59 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit.

60 Ditën e nëntë kushtoi Abidani, biri i Gideonit, prijësi i Benjaminit. 61 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 62 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 63 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 64 dhe një cjap si fli mëkati. 65 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Abidani, biri i Gideonit.

66 Ditën e dhjetë kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait, prijësi i Danit. 67 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 68 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 69 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 70 dhe një cjap si fli mëkati. 71 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait.

72 Ditën e njëmbëdhjetë kushtoi Pagieli, biri i Okranit, prijësi i Asherit. 73 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 74 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 75 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 76 dhe një cjap si fli mëkati. 77 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Pagieli, biri i Okranit.

78 Ditën e dymbëdhjetë kushtoi Ahirai, biri i Enanit, prijësi i Neftaliut. 79 Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 80 Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 81 një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 82 dhe një cjap si fli mëkati. 83 Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahirai, biri i Enanit.

84 Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan nga prijësit e Izraelit në ditën kur u vajos altari: dymbëdhjetë pjata të argjendta, dymbëdhjetë kupa të argjendta dhe dymbëdhjetë tasa të artë. 85 Çdo pjatë e argjendtë peshonte një kilogram e gjysmë dhe çdo kupë tetëqind gramë. Tërë enët e argjendta peshonin gjithsej njëzet e shtatë kilogramë e gjashtëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. 86 Çdo tas i artë i mbushur me temjan peshonte njëqind e dhjetë gramë sipas peshës së shenjtërores. Tërë tasat e artë peshonin gjithsej një kilogram e treqind e njëzet gramë. 87 Numri i kafshëve për fli shkrumbimi ishte dymbëdhjetë dema, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me flinë e drithit dhe dymbëdhjetë cjep për fli mëkati. 88 Numri i kafshëve për fli paqtimi ishte njëzet e katër dema, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep e gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan në ditën kur u vajos altari.

89 Kur Moisiu hynte në tendën e takimit për të folur me Zotin, dëgjonte zërin që i fliste nga mesi i dy kerubëve, nga pajtimorja që ishte mbi arkën e dëshmisë. Kështu i fliste Zoti.