1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12
1 2 3 4 5 6 7 8
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3
1 2 3 4 5 6 7 8 9
1
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7
1 2 3
1 2 3
1 2 3
1 2
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
1 2 3 4
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17 18 19 20
21
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16
2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3 4
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5 6
1 2 3 4
1 2 3
1
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13
1 2 3 4 5
1 2 3 4 5
1 2 3
1 2 3 4 5
1
1
1

Nehemia 11

11 Krerët e popullit u vendosën në Jeruzalem; pjesa tjetër e popullit hodhi me short që një në çdo dhjetë veta të vinte të banonte në Jerualem, në qytetin e shenjtë; nëntë të dhjetat e tjerë duhet të qëndronin përkundrazi në qytetet e tjera. Populli bekoi tërë ata që spontanisht u ofruan të banojnë në Jeruzalem. Këta janë krerët e provincës që u vendosën në Jeruzalem, (por në qytetet e Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet: Izraelitët, priftërinjtë, Levitët, Nethinejtë, dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit). Në Jeruzalem u vendosën një pjesë e bijve të Judës dhe të Beniaminit. Nga bijtë e Judës: Atahiahu, bir i Uziahut, bir i Zakarias, bir i Amariahut, bir i Shefatiahut, bir i Mahalaleelit, nga bijtë e Peretsit, dhe Maaseja, bir i Barukut, bir i Kol-Hozehut, bir i Hazajahut, bir i Adajahut, bir i Jojaribit, bir i Zakarias, bir i Shilonitit. Shuma e bijve të Peretsit që u vendosën në Jeruzalem: katërqind e gjashtëdhjetë e tetë trima. Këta janë bijtë e Beniaminit: Salu, bir i Mashulamit, bir i Joedit, bir i Pedajahut, bir i Kolajahut, bir i Maasejahut, bir i Ithielit, bir i Isaias; mbas tij, Gabai dhe Sallai; gjithsej, nëntëqind e njëzet e tetë. Joeli, bir i Zikrit, ishte i pari i tyre, dhe Juda, bir i Senuahut, ishte shefi i dytë i qytetit. 10 Nga priftërinjtë: Jedajahu, bir i Jojaribit dhe Jakini, 11 Serajahu, bir i Hilkiahut, bir i Meshullamit, bir i Tsadokut, bir i Merajothit, bir i Ahitubit, ishte i pari i shtëpisë së Perëndisë, 12 vëllezërit e tyre të caktuar me punë në tempull ishin tetëqind e njëzet e dy veta; dhe Adajahu, biri Jerohamit, bir i Pelaliahut, bir i Amtsit, bir i Zakarias, bir i Pashhurit, bir i Malkijahut 13 dhe vëllezërit e tij, të parët e shtëpive atërore, ishin gjithsej dyqind e dyzet e dy veta; dhe Amashaai, bir i Azareelit, bir i Ahzait, bir i Meshilemothit, bir i Imerit, 14 dhe vëllezërit e tyre, burra trima, ishin njëqind e njëzet e tetë veta. Zabdieli, bir i Gedolimit, ishte i pari i tyre. 15 Nga Levitët: Shemajahu, bir i Hashshubit, bir i Hazrikamit, bir i Hashabiahut, bir i Bunit, 16 Shabethai dhe Jozabadi, të caktuar në shërbimin e jashtëm të shtëpisë së Perëndisë, midis krerëve të Levitëve; 17 dhe Mataniahu, bir i Mikas, bir i Zabdiut, bir i Asafit, që fillonte lëvdimet gjatë lutjes, i pari dhe Bakbukiahu, i dyti ndër vëllezërit e tij, dhe Abda, bir i Shamuas, bir i Galalit, bir i Jeduthunit. 18 Shuma e Levitëve në qytetin e shenjtë: dyqind e tetëdhjetë e katër veta. 19 Derëtarët: Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre, rojtarë të portave: njëqind e shtatëdhjetë e dy veta. 20 Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e Levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në pronën e vet. 21 Nethinejtë u vendosën mbi Ofelin; Tsiha dhe Gishpa ishin në krye të Nethinejve. 22 Kryetari i Levitëve në Jeruzalem ishte Uzi, bir i Banit, bir i Hashabiahut, bir i Mataniahut, bir i Mikas, nga bijtë e Asafit, që ishin këngëtarët e caktuar për shërbimin e shtëpisë së Perëndisë. 23 Përsa u përket atyre, në fakt mbreti kishte dhënë urdhër që çdo ditë t’i jepej këngëtarëve një furnizim i caktuar 24 Pethahiahu, bir i Meshezabeelit, nga bijtë e Zerahut, birit të Judës, ishte i deleguari i mbretit për të gjitha punët e popullit. 25 Përsa u përket fshatrave me fushat e tyre, disa nga bijtë e Judës u vendosën në Kirjath-Arba dhe në fshatrat e tij, në Dibon dhe në fshatrat e tij, në Jekabseel dhe në fshatrat e tij, 26 në Jeshua, në Moladah, në Beth-Peleth, 27 në Atsar-Shual, në Beer-Sheba dhe në fshatrat e tij, 28 në Tsiklag, në Mekona dhe në fshatrat e tij, 29 në En-Rimon, në Tsorah, në Jarmuth, 30 në Zanoah, në Adullam dhe në fshatrat e tyre, në Lakish dhe në fushat e tij, në Azekah dhe në fshatrat e tij. U vendosën në Beer-Sheba deri në luginën e Hinomit. 31 Bijtë e Beniaminit u vendosën në Geba, në Mikmash, në Aijah, në Bethel dhe në fshatrat e tyre, 32 në Anathoth, në Nob, në Ananiah, 33 në Atsor, në Ramah, në Gitaim, 34 në Hadid, në Tseboim, në Nebalat, 35 në Lod dhe në Ono, në luginën e artizanëve. 36 Disa divizione të Levitëve të Judës u bashkuan në Beniamin.

Nehemia 10
Nehemia 12