Levitiku 6

Udhëzime për flitë

Zoti i tha Moisiut: «Jepi këtë urdhër Aronit e bijve të tij: ky është udhëzimi për flinë e shkrumbimit: flija e shkrumbimit të vendoset mbi vatrën e zjarrit të altarit gjatë gjithë natës, deri në mëngjes. Zjarri i altarit të mbahet ndezur. Prifti, i veshur me petkun dhe mbathjet prej liri, të mbledhë prej altarit hirin e flisë së shkrumbimit, që ka djegur zjarri, e ta derdhë pranë altarit. Mandej, t’i heqë ato rroba e të veshë të tjera dhe ta çojë hirin jashtë fushimit, në një vend të pastër. Zjarri mbi altar të mbahet ndezur dhe të mos lihet të shuhet. Çdo mëngjes, prifti ta ushqejë me dru, të vendosë mbi të flinë e shkrumbimit e të djegë mbi të dhjamin e flive të paqtimit. Zjarri mbi altar të rrijë përherë ndezur e të mos shuhet.

Ky është udhëzimi për flinë e drithit: flinë e drithit e paraqesin para altarit në prani të Zotit bijtë e Aronit. Prifti të marrë një grusht majë mielli prej flisë së drithit, një pjesë të vajit, si dhe të gjithë temjanin e vendosur mbi flinë e drithit e t’i djegë mbi altar si fli erëkëndshme përkujtimi për ZotinPjesën e mbetur ta hanë Aroni e bijtë e tij si bukë të ndorme. Ta hanë në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit. 10 Të mos piqet me tharm, sepse është pjesa që u kam dhënë prej flive të zjarrit. Ajo është shumë e shenjtë, ashtu si flitë për mëkatin dhe flitë për fajin. 11 Prej saj mund të hanë të gjithë pasardhësit meshkuj të Aronit. Ky është rregull i përhershëm për të gjitha breznitë në lidhje me flitë e zjarrit për Zotin. Kush i prek ato, bëhet i shenjtë».

12 Zoti i tha Moisiut: 13 «Ditën që vajosen si priftërinj, Aroni e bijtë e tij të kushtojnë para Zotit tre kilogramë majë mielli si fli drithi të përhershme, gjysmën në mëngjes e gjysmën në darkë. 14 Të përgatitet me vaj në saç, të jetë e rrahur mirë e të paraqitet si fli drithi e thyer në copa, si fli erëkëndshme për Zotin15 Kështu do të veprojë edhe kush do të vajoset si prift nga bijtë e tij për ta pasuar. Ky është rregull i përhershëm dhe e gjithë flija do të digjet për Zotin16 Çdo fli drithi e kushtuar prej priftit të digjet e tëra e të mos hahet».

17 Zoti i tha Moisiut: 18 «Thuaji Aronit e bijve të tij: ky është udhëzimi për flinë e mëkatit: në vendin ku theret flija e shkrumbimit, atje të theret edhe flija për mëkatin para Zotit. Kjo është një gjë shumë e shenjtë. 19 Prifti që kushton flinë për mëkatin të hajë prej saj në vend të shenjtë, në tremen e tendës së takimit. 20 Çdo gjë që prek mishin e flisë është e shenjtë. Nëse bie ndonjë pikë prej gjakut të saj në rrobë, rroba të lahet në vend të shenjtë. 21 Ena e baltës, në të cilën është gatuar flija, të thyhet. Nëse është gatuar në enë të bronztë, ena të fërkohet mirë e të shpëlahet me ujë. 22 Prej saj mund të hajë çdo mashkull i familjeve priftërore, sepse është një gjë shumë e shenjtë, 23 ndërsa flija për mëkatin, një pjesë e gjakut të së cilës është çuar në tendën e takimit për të bërë shlyerjen e mëkatit në shenjtërore, të mos hahet, por të digjet në zjarr».