Levitiku 27

Çmimet e shpengimeve

Zoti i tha Moisiut: «Fol me izraelitët e thuaju: nëse dikush duhet t’i kushtojë Zotit një njeri, le t’i japë sipas vlerësimit tënd. Për një mashkull njëzet deri në gjashtëdhjetë vjeç, vlera është pesëdhjetë sikla argjendi sipas peshës së shenjtërores. Për një femër vlera është tridhjetë sikla. Për një mashkull pesë deri në njëzet vjeç, vlera është njëzet sikla, ndërsa për një femër, dhjetë sikla. Për një mashkull një muajsh deri në pesë vjeç, vlera është pesë sikla, ndërsa për një femër, tri sikla. Për një mashkull gjashtëdhjetë vjeç e sipër, vlera është pesëmbëdhjetë sikla, ndërsa për një femër, dhjetë sikla. Nëse është i varfër e nuk mund ta paguajë vlerën, të sillet para priftit, që të bëjë vlerësimin. Prifti ta caktojë vlerën sipas mundësive që ka ai që bëri kushtimin.

Nëse ndokush i kushton Zotit si fli një kafshë, prej kafshëve që pranohen si kushtim për Zotin, ajo kafshë është e shenjtë. 10 Nuk mund të ndërrohet e nuk mund të zëvendësohet kafsha e mirë me një më të keqe apo e keqja me një më të mirë. Nëse ndokush i ndërron kafshët, atëherë edhe ajo që ndërrohet, edhe ajo me të cilën u ndërrua do të jenë të shenjta. 11 Nëse ndokush i kushton Zotit një kafshë të papastër, le ta sjellë kafshën para priftit. 12 Prifti ta vlerësojë nëse është e mirë apo e keqe dhe çmimi të caktohet sipas vlerësimit të tij. 13 Nëse dëshiron mandej ta shpengojë, le t’i shtojë çmimit edhe të pestën.

14 Nëse ndokush e shenjtëron shtëpinë për Zotin, prifti ta vlerësojë nëse është e mirë apo e keqe dhe çmimi të caktohet sipas vlerësimit të tij. 15 Nëse dëshiron ta shpengojë shtëpinë e shenjtëruar, le t’i shtojë çmimit edhe të pestën dhe shtëpia i mbetet atij.

16 Nëse ndokush i shenjtëron Zotit një pjesë të arës së vet, çmimi të caktohet sipas sasisë së farës që duhet për mbjellje. Nëse toka mbillet me treqind kilogramë elb, çmimi të jetë pesëdhjetë sikla argjendi. 17 Nëse e shenjtëron arën gjatë pesëdhjetëvjetorit, le të çmohet sipas këtij vlerësimi. 18 Por, nëse e shenjtëron arën pas pesëdhjetëvjetorit, prifti ta caktojë çmimin duke zbritur numrin e viteve që mbesin deri në pesëdhjetëvjetor. 19 Nëse dëshiron ta shpengojë arën e shenjtëruar, le t’i shtojë çmimit edhe të pestën e vlerës dhe ara i mbetet atij. 20 Nëse nuk e shpengon arën, por ia shet një tjetri, nuk mund ta shpengojë më. 21 Në pesëdhjetëvjetor, ara i shenjtërohet Zotit si arë e caktuar për përkushtim dhe bëhet pronë e priftit. 22 Nëse i shenjtërohet Zotit një arë e blerë, që nuk është e trashëguar, 23 prifti të bëjë vlerësimin sipas numrit të viteve deri në pesëdhjetëvjetor dhe po atë ditë të bëhet pagesa për arën që iu shenjtërua Zotit24 Në pesëdhjetëvjetor ara t’i kthehet pronarit që e shiti, domethënë atij që e kishte pasur trashëgim. 25 Të gjitha vlerësimet të bëhen sipas siklës së shenjtërores. Sikla peshon dhjetë gramë.

26 Pjella e parë e kafshëve, qoftë viç apo qengj, nuk mund t’i shenjtërohet Zotit, sepse të parëlindurit i përkasin tashmë Zotit27 Nëse kafsha është e papastër, mund të shpengohet duke i shtuar çmimit të pestën e vlerës. Nëse nuk shpengohet, le të shitet sipas vlerësimit tuaj.

28 Nëse dikush i cakton Zotit si përkushtim ndonjë prej gjërave që i përkasin, njeri, kafshë apo arë, përkushtimi as mund të shitet, as mund të shpengohet. Çdo gjë që i caktohet Zotit si përkushtim është e shenjtë dhe i përket Zotit29 Çdo njeri që është caktuar për t’u shfarosur, të mos shpengohet, por të vritet.

30 Një e dhjeta e prodhimeve të tokës, prodhimet e të mbjellave apo të pemëve, i përket Zotit dhe është gjë e shenjtë për Zotin31 Kush dëshiron të shpengojë një pjesë të së dhjetës, le t’i shtojë çmimit të pestën e vlerës. 32 Një e dhjeta e gjedhëve dhe e dhenve, që kalojnë nën shkopin e bariut, është gjë e shenjtë dhe i përket Zotit33 Mos bëj dallim mes kafshës së mirë e kafshës së keqe dhe mos e ndërro me tjetër. Nëse e ndërron, edhe ajo që ndërrohet, edhe ajo me të cilën u ndërrua do të jenë të shenjta dhe nuk mund të shpengohen».

34 Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut në malin e Sinait për izraelitët.